Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (1/321)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
أول من يرفع رأسه جبريل فيكلمه الله من وحيه بما أراد ثم يمر جبريل بالملائكة كلما مر بسماء قال ملائكتها: ماذا قال ربنا يا جبريل؟ فيقول جبريل: قال الحق وهو العلي الكبير، فيقولون كلهم مثل ما قال جبريل: فينتهي جبريل بالوحي إلى حيث أمره الله عز وجل
“…I pari që do të ngritë kokën është Xhibrili. Dhe Allahu i flet atij me atë që Ai dëshiron nga shpallja. Pastaj Xhibrili kalon pranë engjëjve tjerë. Çdo herë që ai kalon një qiell, engjëjt e pyesin atë: “Çfarë ka thënë Zoti ynë o Xhibril?” Ai thotë: “Ai ka folur të vërtetën dhe Ai është i Larti, Madhështori.” Pastaj ata të gjithë thonë atë që tha Xhibrili. Pastaj vije Xhibrili me shpalljen tek ai që e ka urdhëruar Allahu Azze ue Xhel.” [1]
Nga hadithi i lartpërmendur mësojmë rreth besueshmërisë së Xhibrilit alejhis-selam kur ai vije me shpalljen tek ai që Allahu e ka urdhëruar të shkoj tek ai. Kjo është një refuzim i qartë ndaj rafidave jobesimtarë të cilët thonë se Xhibrili ishte urdhëruar që të vije me shpalljen tek Aliu, dhe në vend të kësaj shkoi tek Muhamedi salAllahu alejhi ue selem. Ata thonë se i besueshmi (Xhibrili) mashtroi dhe devijoi nga Hajdarah e cila është nofka e Ali bin Ebi Talibit. Gjatë Luftës së Hajberit, ai tha: “Unë jam ai të cilin nëna ime e emërtoi me emrin “Hajdarah”.”
Kjo është një kontradiktë nga ana e Rafidave. Për të përshkruar atë (Xhibrilin) me besueshmëri kërkohet që ai të mos tradhtojë/mashtrojë. Dhe dihet se Allahu e ka quajtur “El-Emin (i Besueshëm)”.
[1] Buhariu ta’likan 8/194 dhe Ebu Davudi 5/106.