Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
Burimi: http://al-badr.net/muqolat/3257
Përktheu: Valdet Gashi
Ramazani është mundësi e artë që Allahu ua ka dhënë robërve të Tij në mënyrë që përmes këtij muaji njeriu ta pastroj zemrën dhe gjuhën nga çdo sëmundje dhe fyerje. Qëllimi i agjërimit nuk është që njeri vetëm ta ndërpret ushqimin dhe pijen kurse në anën tjetër në zemër të mbaj zili, inate e urrejtje për besimtarët. Apo që gjuha e tij të përfol njerëzit, të merret me përgojime e shpifje, tradhti, gënjeshtra, dhe fyerje të ndryshme. Ai që është i tillë le ta dijë se nuk ka përfituar asgjë nga agjërimi i tij përveçse urisë dhe etjes. Ashtu siç ka ardhur në paralajmërimin autentik, nga fjalët e profetit ﷺ:
”Ka nga ata që agjërojnë dhe nuk kanë fituar asgjë nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes.”
Ky hadith transmetohet në Sunenin e imam Ahmedit, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu).
Andaj shfrytëzoje muajin e Ramazanit që ta përmirësosh zemrën dhe gjuhën tënde.