Alameh Mukbil bin Hadi al-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Tuhfat-ul-Muxhib, fq. 194-195
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: ”A është e vërtetë se Abdullah bin ez-Zubejri u rebelua kundër Jezid bin Muavijes? Si refuzohen Sururitë të cilët argumentohen me këtë ngjarje?”
Përgjigje: ”Jezid bin Muavis nuk iu besatuan nëpërmjet Ehl-ul-Hill uel-Akd. Kur Muavia e pyeti një njeri se çfarë ai mendonte lidhur me Jezidin, ai tha:
“Nëse unë them të vërtetën, unë do të të kemë frikë nga ti. Dhe në qoftë se gënjejë do të kemë frikë nga Allahu. Prandaj, unë heshti dhe nuk themë asgjë. “
Më pëlqen kjo thënie.
Prej atyre që e qortoi këtë besatim ishte Abdurr-Rrahman bin Ebi Bekr es-Siddik, i cili tha:
“Ky është besatimi i perandorit.”
Do të thotë së është perandori i cili trashëgon pushtetin ndërsa muslimanët zgjedh Kalifin legjitim. Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë për Jezid bin Muavijen:
“Ne as nuk e duam atë e as nuk e fyejmë atë.”
Dhehebi ka thënë:
“Ai ishte një njeri i keq por nuk ishte kafir.”
Ishin disa sahabë të ndershëm të cilët u rebeluan kundër Jezidit dhe ata ishin një mijë herë më të mirë se ai.
Ata nuk kanë asnjë dëshmi në rebelimin e Abdullah bin ez-Zubejrit dhe rebelimin e Husejnit. Edhe pse ai bëri shumë mëkate të mëdha, ishte më mirë të mos bëhej revoltë ndaj tij dhe në vend të rebelimit të bëhej durim.