Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=BrUvOdbIR74&t=6s
Data e fetvas: 5/2-1426 ose 16/3-2005
Përktheu Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendoni për refuzimin ndaj disidentëve, a duhet të bëhet në çdo kohë? Duke pasur parasysh se ne shohim disa refuzime, shkaktojnë përçarje dhe mosmarrëveshje?
Përgjigje: Refuzimi duhet të bëhet nga ndonjë dijetar dhe dijetari e di se si duhet ta bëj këtë. Ai bën një refuzim që nuk shkakton përçarje dhe mosmarrëveshje. Në qoftë se refuzuesi është një prej dijetarëve, ai nuk shkakton asnjë përçarje dhe mosmarrëveshje. Në këtë pikë, nuk duhet përdorur fjalë ofenduese, fyese, apo hakmarrje. E as nuk duhet të jetë në atë formë që njerëzit të largohen nga ti. Para së gjithash një refuzim duhet të bëhet nga një dijetar, i cili është i aftë dhe që di se si duhet refuzuar.
Pika e dytë: Nëse refuzimi bëhet me çdo të drejtë duke e sqaruar gabimin, nuk duhet të ndjeheni keq për një gjë të tillë dhe as nuk duhet të zemëroheni. Përkundrazi, besimtari duhet të jetë i lumtur atëherë kur e vërteta i bëhet e qartë. Ai nuk duhet ta mbrojë mendimin e tij me çdo kusht, ose të mendojë se ai që e ka refuzuar është armiku i tij. Në fakt ai është këshilltar i tij. Personi i cili e refuzon atë është këshilltarë i tij dhe i gjithë umetit.
Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Feja është këshillë.”
Ne i thamë: ”Për kë o dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Për Allahun, Librin e Tij, të dërguarin e Tij, për udhëheqësit myslimanë dhe njerëzit në përgjithësi.”
Ai i cili nuk e bën refuzimin me drejtësi dhe pa e bërë të qartë ashtu siç duhet një gjë të tillë, këshilla e tij nuk është këshillë për Allahun, për Librin e Tij, të dërguarin e Tij, e as për udhëheqësit e myslimanëve e as për njerëzit në përgjithësi. Pra, nëse e lë që gabimi të ndodhë, duke mos e refuzuar atë, dhe gabimi i tij përhapet tek njerëzit (duke u pranuar si diçka e mirë), ai nuk mund të quhet këshillues (i njerëzve).