Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi i bidatçive dhe i parimeve të Adnan Arurit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ne dëshirojmë të pyesim në lidhje me disa parime. Ne dëshirojmë të dëgjojmë nga ti nëse këto parime janë në përputhje me parimet e konfirmuara të Ehl-us-Sunnetit. Parimet i parë është: ”Ne korrigjojmë pa kritikuar (Xherh).” Çfarë thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Kjo nuk ka bazë. Ky parimi nuk ka bazë. Pasuesit e të kotës duhet të kritikohen.”

Pyetje: Parimi i dytë është: ”Nëse ti gjykon, do të gjykohesh edhe vet, dhe në qoftë se thërret në fe, ti do të shpërblehesh.” Çfarë thoni në lidhje me këtë parim?”

Përgjigje: “Ky parim është bidat. Ky parim nuk ka bazë. Pasuesit e të kotës duhet të gjykohen.”

Pyetje: “Parimi i tretë është: ”Është prej drejtësisë të përmendurit anët e mira dhe të këqija.” Personi që foli për menhexhin e muvazenatit, argumentoi për këtë me hadithin e famshëm:

”Ai e tha të vërtetën edhe pse ai është gënjeshtar.”

Çfarë thoni ju në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Edhe kjo është gjithashtu e kotë. Kjo thënie është gjithashtu e kotë. Allahu përmendi anët e këqija të paganëve pa i përmendur anët e tyre të mira.”

Pyetje: “A vlen kjo gjithashtu për Pasuesit e Bidateve?”

Përgjigje: “Çfarë ka me Pasuesit e Bidateve?”

Pyetje: “Ai thotë se është e drejtë të përmendim gjithashtu pikat e tyre të mira dhe të këqijat dhe bidatet…”

Përgjigje: “Kjo është e njëjta gjë. Pikat e tyre të këqija përmenden ndryshe nga të mirat. Allahu përmendi anët e këqija të armiqve pa i përmendur anët e tyre të mira. A janë këto parimet e Adnan Arurit?”

Pyetësi: “Po, këto janë parimet e tij.”

Përgjigje: “Këto të gjitha refuzohen dhe të gjitha janë të kota. Ai është refuzuar në disa libra.”

Pyetje: “Parimi i pestë është ”Është e lejueshme të thuhet se një person e ka gabim por është e ndaluar që të flitet keq për të.”

Përgjigje: “Kjo është sikurse të themi: ”Ne korrigjojë pa kritikuar” Kjo është e njëjta gjë.”

Pyetje: “Ai dha një shembull dhe e pyeti pse Imam Ahmedi nuk qortohet kur ai bën Tekfir mbi lënësin e namazit, ndërsa Sejjid Kutbi qortohet kur ai tha disa shprehje dhe akuzohet se ai është duke bërë Tekfir mbi komunitetet, ndërsa Imam Ahmedi nuk qortohet kur bën Tekfir mbi popujt të tërë? Çfarë thoni ju në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Imam Ahmedi ishte dijetar shumë i ditur. Ai kishte dijeni në lidhje me argumentet dhe se si ato duhet të përdoren. Sejjid Kutbi ishte injorant dhe i cekët në dije. Ai nuk kishte asnjë argument për atë që tha. Është padrejtësi që të krahasohet Imam Ahmedi me Sejjid Kutbin.”

Pyetje: “Ai thotë gjithashtu se ai nuk di ndonjë në botë sot, i cili ka folur në lidhje me çështjet metodologjike sikurse Sejjid Kutbi dhe se shumica e asaj që ai e ka shkruar është e saktë. Kur Adnan Aruri u mbështet për muri, ai tha se me ”çështje metodologjike” e kishte për qëllim zgjedhjet dhe vrasjet dhe me fjalën ”sot” e ka për qëllim rreth pesëdhjetë tema …”

Përgjigje: “Ai nuk di. Ai nuk di sepse ai është injorant. Ne e dimë – dhe hamdi dhe lavdërimet janë për Allahun – se dijetarët para dhe pas Sejjid Kutbit nuk janë dakord me të.”

Pyetje: “Ai gjithashtu thotë se egziston një davet qëllimi i të cilës është të kritikuarit e njerëzve për shkak të disa gabimeve apo shprehjeve të pa qarta….

. Çfarë thoni në lidhje me këtë?”

Përgjigje: “Kjo është thënie boshe. Ai dëshiron të pastrojë të kotën dhe ti mbrojë pasuesit e së kotës.”

Pyetje: “Ai thotë se personi i cili hulumton përçarjet e grupeve konstaton se në shumicën e rasteve shkaku i përçarjeve është edukata e jo besimi apo metodologjia. A është kjo e vërtetë?”

Përgjigje: “Shkaku është besimi e jo edukata. Ai dëshiron që ti fsheh ata.”

Pyetje: “Çfarë thoni në lidhje me Adnan Arurin?”

Përgjigje: “Ai nuk është fare i ditur. Ai erdhi në Arabinë Saudite si një punëtor. Pastaj ai tregoi qëndrimin e tij.”

Pyetje: “A të mos shkojmë në mësimet e tij? Ai do të vij në Evropë. A i këshilloni të rininë Selefite të marrin pjesë në mësimet e tij?”

Përgjigje: “Unë i këshilloj rininë Selefite që ti bojkotojnë mësimet e tij dhe mësimet e atyre që janë si ai.”

Shpërndaje: