Shejkh Salih bin Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=126696
Përktheu Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendoni për atë i cili thotë se: dijetari duhet tua mësojë tjerëve metodologjinë e të parëve tanë të mirë, por pa tërhequr vërejtje ndaj grupeve të devijuara dhe njerëzve me metodologji të devijuar? A nuk hynë kjo thënie tek fjalët e Umerit, se Islami do të shqepet pe për pe?
Përgjigje: Kjo thënie nuk është e precizuar siç duhet. Kjo nuk është e saktë dhe është e gabuar. Refuzimi ndaj disidentit është prej themeleve të kësaj feje. Allahu Xhela ue ‘Ala është i pari dhe më i Madhi që i refuzoi ata të cilët nuk u pajtuan me të dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem.
Allahu Xhele ue ‘Ala argumentojë Vetë kundër tyre. Refuzimi ndaj disidentëve është një prej shkaqeve më të mëdha për t’u afruar tek Allahut.
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh thotë se “Kjo është një nga llojet më të mëdha të Xhihadit”. Dhe kjo është e drejtë. Kjo bile mund edhe të kalojë Xhihadin ndaj armikut të jashtëm.
Të luftosh armikun e brendshëm është më me rëndësi sesa të luftosh armikun e jashtëm. Armiku i jashtëm tregon armiqësinë e tij të hapur në krahasim me armikun nga brenda i cili mund ta fsheh atë. Nga armiqësia më e madhe është shfaqja e dikujt nga mesi i myslimanëve i cili i thërret ata në një metodologji që ndryshon nga metodologjia e Selefëve.
Kjo ngase refuzimi i bidatçive, shirkijateve dhe metodologjive të humbura dhe devijuese si Rafidat dhe Hauarixhëve etj, kjo padyshim është prej llojit më të madh të afrimit tek Allahu. E njëjta gjë vlen edhe për refuzimin e njerëzve që besojnë në mite, Sufitë të cilët pasojnë orientime të ndryshme dhe të ngjashme.
Refuzimi i gjithë këtyre i përket llojit më të madh të adhurimit dhe bindjes. Ky është edhe një lloj i Xhihadit të patjetërsueshëm. Allahu Xhele ue ‘Ala ka thënë:
فلا تطع الكافرين وجاهدهم به جهادا كبيرا
“Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të me një luftë të madhe.” 25:52
Luftimi kundër tyre me Kuran dhe dituri është lloji më i madh i Xhihadit. Ndërsa të lihen dhe të heshtet ndaj tyre, kur do të njihet e vërteta?! Kur do të njihet e vërteta nëse dijetari rri i heshtur dhe nuk sqaron devijimet e devijuesve?
Ne duhet ta ruajmë fenë. Feja është e rëndësishme për ne sesa njerëzit.
Nëse dikush refuzon një disident për ta mbrojtur fenë pa u keqësuar gjendja aktuale më shumë, pa u bërë gjakderdhja e të ngjashme, është i detyrueshëm refuzimi i bidatçiut. Pa dyshim refuzimi i disdentit i përket themeleve të kësaj feje.
Kështu që fjalët e pyetësit se vetëm të qartësohet metodologjia e të parëve tanë të mirë, pa kaluar në grupet e devijuara, janë fjalë joprecize dhe të pasakta.
Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=weeOuobHOXA