Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi i Haxhurit dhe el-Ma’ribiut

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=W7SJ9-JsBLE

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa prej tyre thonë se kjo sprovë sapo ka filluar. Si duhet tu përgjigjemi atyre?

Përgjigje: Po, ajo sapo ka filluar tek Haxhuritë dhe Ma’ribitë. Emri “Ma’aribitë” nuk vjen nga ne, ai vjen nga Libia. Kështu ata i quajnë pasuesit e Ebul Hasan el-Ma’ribiut. Këto dy sprova kanë mbaruar dhe përfunduar tek dijetarët e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ato janë të vjetra dhe kanë marrë fund, të verbra, të shurdhra, memece, të çala dhe pa dhëmbë. Atyre vetëm ju ka zënë fryma para se të vdesin. Ne i kemi mbaruar ato dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Durimi ka rezultate të lavdërueshme. Ne duruam me el-Haxhurin, sikurse tha Shejh Rabi të paktën shtatë vite. Gabimet i tij po bëhen më të qarta me kalimin e kohës.

Ai që e këshilloi Ebul-Hasanin u refuzua prej tij. Ai nuk e respekton asnjë dijetarë, të moshuar, të ri, thirrës, studentë, grupe apo dikë tjetër. Të mjerët ata Ehl-us-Sunneti që e këshillojnë atë. E njëjta gjë vlen edhe për el-Haxhurin. Të mjerët ata Ehl-us-Sunneti që e këshillojnë atë. Atij nuk i intereson për ty, për të riun, dijetarin, thirrësin, studentin, atë që e do atë ose atë që kujdesen për të. Është keqardhje për ty nëse ti nuk e mbështet atë. Kjo nuk është ajo që e kemi mësuar nga metodologjia Selefite; të kesh konflikte me dijetarët. Ne kurrë nuk kemi ditur një gjë të tillë. Kjo ekziston vetëm tek el-Haxhuri dhe Ebul-Hasani. Daveti ynë është i bazuar në respekt. Në qoftë se ne e respektojmë një student, kështu që çfarë të themi për dijetarin? Nëse një i rëndomtë jep një këshillë apo përmend një mësim ose një pyetje, ne e lusim Allahun që ta shpërblejë atë me të mira dhe e falënderojmë atë. Ne nuk menduam për atë. Njeriu është i dobët. Ne nuk jemi engjëj. Kështu sillemi me një student; Si duhet të sillemi me një dijetar që i përket rangut më të ulët, rangut të mesëm, e lere më rangut më të lartë? Përderisa ai e thotë të vërtetën ne e lusim Allahun që ta shpërblejë atë që na tërhoqi vërejtjen dha ne e përkujtoi gabimin.

Shpërndaje: