Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi i Megamisit nga Abdullah el-Bukhari

Shejkh Abdullah el-Bukhari 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=0_blqE06Y1M

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Salih el-Megamisi thotë:

Këta (Shiat/Rafidat, Ismailijjeh dhe Ibadijjeh), është më primare që mos të ketë luftë dhe gjakderdhje ndërmjet tyre dhe Ehl-Sunnetit.

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) theri kurbanin e tij ai tha: ”O Allah, ky kurban është për atë që nuk theri nga umeti i Muhammedit.” Dhe ai përmendi dy kushte.

Kjo ka të bëjë me atë që nuk ka therur nga umeti i Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem).

Nga ata që dëshmuan (besuan) në njëshmërinë Tënde (O Allah) dhe për ata që dëshmuan se unë përcolla mesazhin …

Dhe secili prej tyre është më primare që mos të ketë luftë dhe gjakderdhje mes tyre, dhe çdonjëri ka mendimin e vet dhe përpiqet të gjejë të vërtetën dhe pasojë atë në adhurimin e Allahut.

Dhe secili prej tyre duhet të dijë, pa marrë parasysh se në çfarë vendi prej vendeve të muslimanëve ata jetojnë, se pozita popullit në atë vend është një, armiku i tyre është një, pa marrë parasysh se cili armik është ai.

Dhe ky është çdo armik, nëse ai dëshiron të shkojë në një nga tokat e tyre ai nuk duhet të bëjë dallime mesë popullit të atij vendi, sepse njerëzit janë të njëjtën pozitë.

Njerëzit e një vendi nuk duhet tjetër pos se të forcojnë njëri-tjetrin, ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe duhet të dinë se ka gjëra që i bashkojnë ata.

Dhe interesi i përgjithshëm për ta është se nuk duhet të ketë urrejtje, vrasje, gjakderdhje dhe guxim për të bërë atë që shkatërron njëri-tjetrin.

Pyetësi thotë: Një prej thirrësve është shfaqur në një nga kanalet satelitore dhe nga ajo që tha është: Salih el-Megamisi thotë:

”Unë do të them diçka që disa dijetarë nuk kanë guxim t’i thonë. Unë them qartë se, Ehl-us-Sunneti, Shi’itët, Isma’ilijjeh dhe Ibadhijjeh, besojnë të gjithë se Allahu është Zoti i tyre, Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i tyre dhe Islami është feja e tyre.

Kur ata falen, ata falen në drejtim të Qabes. Ata besojnë se Qabeja është drejtimi i tyre në namaz, Kurani është Libri i tyre, Dita e Gjykimit është vendtakimi i premtuar, xheneti është shpërblimi i të bindurve dhe xhehnemi është shpërblimi i mosbesimtarëve. Përveç kësaj, ata therin kurban!”

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) theri kurbanin e tij ai tha: ”O Allah, ky është për atë që nuk theri nga umeti i Muhammedit.” Dhe ai përmendi dy kushte. Ky kurban ka të bëjë me atë që nuk ka therur nga umeti i Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem). Nga ata që dëshmuan (besuan) në njëshmërinë Tënde (O Allah) dhe për ata që dëshmuan se unë përcolla mesazhin …

Këta (Shiat/Rafidat, Ismailijjeh dhe Ibadijjeh) është më primare që mos të ketë luftë dhe gjakderdhje ndërmjet tyre dhe Ehl-Sunnetit.

Dhe secili prej tyre përpiqet shumë në arritjen e së vërtetës dhe mbështet (drejtësinë) në adhurimin e Allahut dhe deri teka jo që ai tha në fund.

Shejkh Bukhari:

Para së gjithash, fjalët që kanë ardhur në pyetje; një prej telefonuesve ka thirrur. I kam lexuar këto fjalë dhe e kam dëgjuar atë në një gazetë elektronike ku ka videon dhe zërin e tij. Ai që tha këtë fjalë quhet Salih el-Megamisi. Përgjigja ndaj këtyre fjalëve të pasakta është nga disa këndvështrime. Ne i përgjigjemi atij dhe të tjerëve pos tij që janë ndikuar nga ai. Ne themi se është e detyrueshme që ai të pendohet së pari nga këto fjalë dhe ky përkufizim që e ka bërë.

Dera e pendimit është e hapur përderisa dielli nuk lind nga perëndimi ose shpirti i tij nuk ka arritur në fyt. Është e detyrueshme që ai të pendohet nga këto fjalë dhe të nxitohet në pendim, siç ua përmendëm fjalët e Hakimit lidhur me pesë gjërat. Nga ajo që kemi përmendur është se nëse një person kryen një mëkat, ai pendohet.

Së dyti, ky mendim (i tij) është nga më të çuditshmet dhe më të pasaktat.

Në këto fjalë ai tha; me qartësi, me sinqeritet dhe me shprehshmëri që disa nga dijetarët nuk kanë guximin ta thonë. ”Pyetja ime është, përse dijetarët nuk kanë guximin të flasin me këto fjalë, që askush nuk ka folur para tij nga Selefu us-Salih; nga epoka e parë deri tek imamët në epokën e kohës sonë? Pse nuk e kishin ata guximin? A nuk e ka pyetur një njeri veten e tij se pse ata nuk patën guximin?

Për shkak të diturisë së tyre të thelluar se ky mendim është prej mendimeve më të kota dhe më të pasakta, nga mendimet më të shëmtuara, për shkak se kjo nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Kështu që është e qartë se ai Megamisi nuk posedon dije të mjaftueshme.

Ky mendim është një barazim mes së vërtetës dhe të kotës, mes udhëzimit dhe devijimit, po kështu është një barazim mes shirkut dhe Teuhidit, kufrit dhe i Islamit. Kjo është përmbledhja e këtyre fjalëve të pavlefshme. Kjo është arsyeja pse dijetarët nuk kanë guxim të shprehin mendime të tilla. Rreziku i këtij mendimi është i dukshëm dhe i qartë.

Që njeriu të thotë qartë se dijetarët nuk kanë guxim ta flasin, ndërsa ti vjen dhe guxon ta flasësh këtë?

Çfarë është kjo mendjelehtësi? Çfarë është ky nxitim?

Nëse nuk e kanë ditur, atëherë pse nuk kanë pyetur, a nuk e kanë ditur se shërimi i paditurisë është pyetja?

Së treti, për sa i përket fjalës së tij se Ehl-Sunneti, Ismailijjeh, Shiat dhe Ibadijjeh të gjithë besojnë … Ky mësim nënkupton se ai ose nuk e njeh metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit ose se ai nuk i njeh këto sekte që ai përmendi së bashku me Ehl-us-Sunnetin. Ose ai nuk e njeh as njërën e as tjetrën.

Ai deshi që në përgjigjen e tij të bashkoj mes të vërtetës dhe të kotës ashtu siç tha Imam el-Euzai, kur u pyet për atë që ulet me pasuesit e së vërtetës dhe pasuesit e së kotës, i është thënë atij: Është një person që ulet me pasuesit e së vërtetës dhe pasuesit e bidateve. Kështu ai tha: Ky dëshiron të bashkoj mes së vërtetës dhe të kotës.

Si është e mundur kjo, si është e mundur kjo? Allahu ju bekoftë!

Ku janë kushtet e fjalës ”La ilahe ilaAllah” tek Rafidat? Të cilët ai i quajti Shia për të bërë kamuflim. A me të vërtetë se ata er-Rafidah nga Imamijeh, Ithna Asharijeh, el-Xhaferijeh, i përmbushin kushtet e fjalës ”La ilahe ilaAllah”. A thonë ata ”La ilahe ilAllah” siç pohon ai duke besuar në Allahun si Zot dhe në Muhamedin (salAllahu alejhi ue selam) si profet dhe të dërguar?

Ata thonë ata ”La ilahe ilaAllah” me sinqeritet nga zemra, siç thotë profeti (salAllahu alejhi ue selem). Ata thonë La ilahe ilAllah” ndërsa e adhurojnë Aliun dhe Husejnin. Ata bëjnë çdo lloj të së keqes dhe praktikojnë të gjitha llojet e shirkut. A i besuan vërtetë Allahut si Zot të tyre? A nuk e kanë vepruar ata njërin ndër anuluesit e Islamit (të njeriut)? Atëherë si mund të barazohet mes kësaj të kote dhe të vërtetës dhe pasuesit e saj?

A nuk e dinë ai se Ismailijjeh kanë besime të prishura dhe të kota. Ata janë Batini (që pretendojnë se e dinë të fshehtën e Kuranit); Muhammed Ibn Ismailin, të cilit i atribuohen, e konsiderojnë se sheriati i tij është anulim i sheriatit të Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem) si profet? Ata e besojnë këtë!. Çfarë dobie ka besimi i tyre se Muhammedi është i dërguar? Kur ata besojnë se sheriati i Muhammed bin Ismailit është anuluese e sheriatit të Muhamedit (salAllahu alejhi ve selem).

Si mund ti ngatërrosh ata, kur ata janë më jobesimtarë sesa jehudët dhe të krishterët, sikurse Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka përmendur në Minhexh-us-Sunneh. A nuk e di ai për këtë, se ata bëjnë të gjitha këto veprime? Ata na kundërshtojnë në Teuhidin Uluhije, ne Teuhidin Rububije, na kundërshtojnë në tërë fenë!

Gjithashtu, Ibadijjeh; një sekt nga sektet e Khauarixhëve. Ata kanë mendimet e Xhehmive; se Kurani është krijuar, ata mohojnë se Allahu do të shihet (në xhenet nga besimtarët). Midis nesh dhe tyre ka shumë kundërshtime dhe dallime. Ata besojnë mëkatarët janë në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë. Dallimet tona janë themelore! Ai e thotë këtë edhe pas gjithë kësaj? Çfarë do të thotë kjo?

Nëse ai e di se ata besojnë të gjithë këtë dhe ai ende e flet këtë, atëherë kjo është shumë e rrezikshme. A e miraton këtë? Si mund të flas ai kështu kur Rafidat e akuzojnë nënën e besimtarëve Aishën se ka bërë imoralitet, ndërsa Allahu e lartësoi dhe e pastroi nga ajo që e akuzojnë? Si mund të jetë kjo kur ata akuzojnë se Kurani është i shtrembëruar, dhe besojnë në këtë, dhe kanë shkruar libra për këtë? Si është e mundur, kur ata i bëjnë tekfir sahabët e të dërguarit të Allahut, përveç një numri të vogël. Ata mallkojnë Ebu Bekrin dhe Umerin mëngjes dhe mbrëmje? Si është e mundur, si është e mundur?

Ku është xhelozia e tij për fenë dhe për sahabët (radijAllahu anhum)?

La haule ve la kuvvete ila bilahi, ue inna lilahi ue inna ilejhi raxhiun!

Ai Megamisi tha: Ata besojnë se Qabeja është kibleja e tyre në namaz, Kurani është Libri i tyre. Edhe pse Kurani është i mangët (sipas tyre) dhe i deformuar, ata besojnë në të.

Dita e Gjykimit është vendtakimi i premtuar, xheneti është shpërblimi i të bindurve dhe xhehnemi është shpërblimi i mosbesimtarëve. Përveç kësaj, ata therin kurban!”

Dakord, çfarë thua ti në lidhje me Raxh’ah që gënjejnë për Allahun (kur ata besojnë se disa nga evlijatë ose disa të zgjedhur pas vdekjes së tyre do të kthehen në dynja për të shpërblyer dhe për të dhënë dënime).

Këto fjalë janë injorancë e thënë nga ai që është injorant në lidhje me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe lidhur me metodologjitë e tyre siç kam thënë më parë, ai ose është injorant i të dyja metodologjive. Nuk ka as një imam të vetëm të respektuar që i parapriu atij në këtë mendim, dhe është e mjaftueshme që ky të bie në këtë, sepse nuk është paraprirë nga askush në të.

Me atë që kemi përmendur, me gabimet e tyre në besim, ai po përpiqet të barazojë mes së vërtetës dhe të kotës. Subhan Allah, Subhan Allah, a nuk e di ai se çfarë po bëjnë Rafidat me Ehl-us-Sunnetin në Siri, Irak, Jemen dhe në vende tjera pos tyre? Megjithëse disa nga njerëzit që na atribuohen ne me gënjeshtër, të cilët kryejnë veprime të caktuara, duke vrarë dhe duke derdhur gjak, atëherë ne e pastrojmë veten nga të gjitha këto tek Allahu.

A do të thotë kjo që ne bashkohemi dhe hudhemi në qafë me Ibaditë dhe të tjerë pos tyre dhe themi: ”Jo, jo, ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”.

A nuk e di ai se edhe Jusuf el-Kardavi shejkhu i devijimit ka nxjerrë një fetua dhe e tërhoqi më pas, dhe e mësoi se përpjekja për të sjellë së bashku pasuesit e Sunnetit dhe Shiat është vetëm tradhti dhe mashtrim. Pastaj ai u tërhoq nga mendimi i tij. Çfarë do të thonë këto fjalë?

Ky është cenim i besimit të drejtë të njerëzve dhe (duke u përpjekur) për të hequr dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut. Siç thamë së pari, pendimi tek Allahu është i detyrueshëm për fjalët e tij dhe gjithashtu se ai (duhet) ta njohë të vërtetën dhe të kthehet në të….

Nuk ka fuqi dhe ndryshim përveçse me ndihmën e Allahut. Ne e lusim Allahun për shpëtim në këtë jetë dhe në të ardhshmen. Ata Shiat bëjnë të gjitha këto veprime, ata besojnë në të gjitha këto besime të kota, megjithatë, ai Megamisi ende e thotë këtë.

Sikurse Megamisi nuk e di se çfarë besojnë Rafidat, Zejdijah apo të tjerë nga ato prej sekteve Shiite siç pohonte ai, i maskoi ata i me këtë emër (në vend që t’i quan Rafida) ose Ismailijeh ose Ibadijjeh atëherë le të lexojë libra.

Dhe ne do ta drejtojmë atë drejt tyre kështu që ai mund t’i lexojë ato. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Megamesi është mbështetës i besimit të Irxhasë!! Se mëkatet nuk e dëmtojnë imanin.

Ata thonë La ilahe ilaAllah dhe akoma e adhurojnë Aliun.

Ata thonë se ”La ilahe ilaAllah” akoma i mallkojnë sahabët, e akuzojnë nënën e besimtarëve, e përgënjeshtrojnë Kuranin, pastaj ai thotë: ”Ata thonë ”La ilahe ilaAllah”. Cili është përfitimi i tyre në thënien e kësaj? Ky është besimi i Irxhasë.

Kuptojeni këtë Allahu ju mëshiroftë!

Shpërndaje: