Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Refuzimi i Muhamed bin Abdul-Uehabi nga Sulejman bin Abdul-Uehabi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (1)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ftm–14340423.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vërtetë se Sulejman Abul-Uehabi, vëllai i shejhk Muhammed Abul-Uehabit e ka refuzuar vëllanë e tij me një libër?

Përgjigje: Ky refuzim ekziston dhe quhet ”es-Saua’ik el-Ilahijjeh fir-Redd alal-Uehabijeh”. Allahu e di më mirë nëse është e vërtetë se ai e ka shkruar këtë libër apo nëse ajo është e fabrikuar. Në fillim Sulejmani nuk ishte në pajtim me shejkhun, por në fund ai u pendua tek Allahu. Pendimi i tij gjendet në librin ”ed-Durar es-Senijjeh”.

Dhe le të themi se Sulejmani vazhdoi me besimin e tij dhe mosmarrëveshjet e tij; a e dëmton kjo Shejkhun? A nuk ishte babai i Ibrahimit alejhis-selam në mospajtim me të? A nuk ishte biri i Nuhit alejhis-selam në mospajtim me të? Kjo nuk dëmton gjë. Kjo në qoftë se ne themi se Sulejmani ka vazhduar të jetë i papajtueshëm.

Shpërndaje: