Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3
Data e fetvas: 2/1-1435 ose 26/10-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A konsiderohet Xherh ue Ta’dil paralajmërimi ndaj sekteve bashkëkohore duke shpalosur gabimet e tyre, si dhe individëve të cilët janë larguar nga bazamenet dhe metodologjia Selefite?
Përgjigje: Unë iu kam treguar juve shumë herë se Xherh ue Ta’dil (kritikë dhe lavdërim), i përket dijes që ka të bëjë me zinxhirët dhe hadithet dhe që praktikohet vetëm nga dijetarët e hadithit.
Ndërsa në lidhje me reagimet ndaj kushtërshtuesve, kjo nuk i përket xherhit dhe ta’dilit ”kritikës dhe lavdërimit”, por kjo është sqarim i së vërtetës dhe refuzim i gënjeshtrës. Kjo nuk i përket Xherh ue Ta’dilit (kritikës dhe lavdërimit). Qëllimi nuk duhet të jetë për të kritikuar personin. Qëllimi duhet të jetë vetëm për të sqaruar të vërtetën dhe për të treguar gabimin që është bërë. Qëllimi pra nuk është vetë personi në mënyrë që kjo të quhet Xherh ue Ta’dil (kritikë dhe lavdërim).