Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (33), min: 22:57
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%2023%20-%201%20-%201436.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Ibnul Kajimi (rahimahullah) ka thënë:
“Prej kurtheve të tij (shejtanit) është që ai i urdhëron ata të vishen me një lloj rroba të ngjashme, të duken në një farë mënyre dhe të ecin në një mënyrë të caktuar. Përveç kësaj, ata kanë mësues (sheh) të veçantë dhe tarikat të shpikur. Ai i urdhëron ata me të gjitha këto pas së cilës ata e pasojnë atë sikurse pasojnë obligimet. Ata nuk largohen prej tyre. Ata e fyejnë dhe e kritikojnë atë që largohet prej tyre.”1
Ata kanë një mësues të veçantë. Ata nuk marrin dije nga askush tjetër. Ata nuk marrin dije nga dijetarët e hadithit dhe interpretuesit e Kuranit. Ata marrin vetëm nga shehu. Ai është mësuesi dhe ata janë dishepujt (مريدون). Ata ndjekin udhëzimet e tij dhe nuk largohen prej tyre. Është ai që ua rrëfen rrugën e tyre.
Ndërsa ne nuk kemi ndonjë rrugë tjetër përveç asaj që përputhet me Kuranin dhe Sunnetit dhe metodologjinë Selefite. Kjo është rruga e Ehl-us-Sunnetit xhe Xhematit.
Sufitë e sotëm kanë shumë tarikate. Çdo sheh ka një tarikat që e pasojnë pasuesit dhe dishepujt e tij. Esh-Shadhili ka një tarikat, një tjetër ka një tjetër, një i treti ka një të tretin.
Ata thonë se dishepulli duhet të jetë me shehun e tij sikurse xhenazja që është me personin që e lanë atë, ai e kthen atë si të dëshiron. Do të thotë ai nuk ka zgjedhje të tij me shehun e tij. Atë që ai urdhëron ajo duhet vepruar. Ata madje i premtojnë besatimin sikurse muslimanët i besatohen pushtetarit.
Ata u premtojnë atyre që të mos largohen prej tyre. Si të largohen prej tyre kur iu besatuan atyre për bindje? Nëse e veprojnë këtë ata mund ti godet diçka e keqe. Sepse ata kanë anuluar besatimin të cilin ia kanë dhënë shehut të tarikatit të tyre.
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/92).