“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Rënditja më e mirë e haxhit gjatë ditës së Bajramit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur alad-Darb (56 B)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A më lejohet të bëj hedhjen e guralecëve në shtyllën e Akabesë, të bëjë tavaf, të rruaj kokën (gruaja i shkurton vetëm majat e flokëve), të dal nga ihrami dhe të veshi rrobat e mia (gruaja bën tavaf me rrobat e saj) para se të theri kurbanin?

Përgjigje: Po, kjo lejohet. Kur të hedhësh guralecët në shtyllën e Akabes dhe rruan kokën (gruaja i shkurton vetëm majat e flokëve) në ditën e Bajramit, e liron veten nga lirimi i parë. Ndërsa tani është e lejueshme që të veshësh rrobat e tua dhe të bësh çdo gjë që ishte e ndaluar gjatë ihramit përveç intimitetit me gratë. Kur të kryen tavafin dhe sa’in mes Safaua dhe Merues edhe intimiteti me gratë bëhet i ligjshëm edhe pse ai nuk e ka therur kurbanin ende. Ndërsa ajo e udhës është hedhja e guralecëve, pastaj të therësh kurbanin, pastaj të rruash kokën (gruaja i pret majat e flokëve) dhe të lirohesh nga lirimi i parë dhe që në fund të shkoshë në Mekë dhe të bësh tavaf-ul-Ifadhah dhe sa’in. Kjo është më mirë.

Shpërndaje: