Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rënia dakord për rritjen e çmimeve

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (2), min: 1.00.00

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që shitblerësit të bien dakord për të shitur një produkt të caktuar për me çmim të caktuar?

Përgjigje: Marrëveshja  (mes tregtarëve) lidhur me këtë nuk është e lejuar.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Lëri njerëzit të furnizojnë njëri-tjetrin.”

Nuk është e lejuar për të rënë dakord mbi rritjen e çmimeve. As shtetit nuk i lejohet që ta bëjë këtë, përveç në raste të caktuara. Është transmetuar në të vërtetë se sahabët thanë:

“O i dërguari i Allahut! kufizoje një çmim për ne.” Ai (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Është Allahu ai që vendos çmimin.”

Çfarë të thuhet që shitblerësit të bien dakord për rritjen e çmimit për të përfituar nga njerëzit?

Shpërndaje: