Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Revoltimi është më i keq se e keqja e pushtetarëve

Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi
Burimi: Sherh Asl-is-Sunneh ue I’tikad-id-Din, fq. 130-131

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse sheh padrejtësi duhet ta dënosh atë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse ndonjë prej jush sheh ndonjë të keqe, ai duhet ta ndryshojë atë me dorë. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai do ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai duhet ta bëjë atë me zemër dhe ky është besimi më i dobët.”1

Ndërsa e keqja të cilën dëshiron ta ndryshosh, ka situata të ndryshme:

1 – Që e keqja të lagohet pa ndodhur një e keqe tjetër. Ti duhet ta largosh që mundesh, me dorë ose me gojë.

2 – Kur e keqja largohet, por në vend të saj vie një e keqe më e madhe. Këtë nuk duhet ta ndryshosh.

3 – Kur e keqja largohet, por në vend të saj vie një e keqe më e vogël. Këtë duhet ta ndryshosh.

4 – kur e keqja largohet, por në vend të saj vie një e keqe e njëjtë. Kjo mund të diskutohet.

Rebelimi ndaj pushtetarit i përket gjendjes së dytë. Rebelimi ndaj pushtetarit për shkak të mëkateve apo padrejtësive çon në padrejtësi më të madhe. Prandaj nuk lejohet të ngrihen kundër pushtetarëve për shkak të mëkateve të tyre. Në vend të kësaj, ata duhet të këshillohen në mënyrë të fshehtë dhe në mënyrë të përshtatshme. Nëse nuk mund ta bësh këtë, atëherë dërgoja çështjen dijetarëve. Këshillat jepen nga dijetarët dhe njerëz me pozita të larta. Nëse pushtetari e pranon këshillën, kjo është vetëm mirë. Përndryshe, ti ke kryer obligimin tënd.


1 Muslimi (49).

Shpërndaje: