Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: 15667
Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Anëtar: Abdullah el-Gudejjan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd
Anëtar: Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
Anëtar: Salih el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja: Cili është mendimi i dijetarëve të hadithit në lidhje me hadithin në vijim:
“Muaji Rexheb është Muaji i Allahut, muaji Sha’ban është muaji im, dhe muaji Ramadan është muaji i ummetit tim”?
Përgjigja: Së pari, hadithi: “Muaji Rexheb është muaji i Allahut, muaji Sha’ban muaji im, dhe muaji Ramadan është muaji i ummetit tim”
Është hadith meudu (hadith i shpikur). Senedi i këtij hadithi (zinxhiri i transmetimit) përfshin Ebu Bekr ibn el-Hasen el-Nekkash i cili akuzohet për shpikje të haditheve, dhe el-Kise’j që është i panjohur dhe emri tij është përmendur në “el-Le’ali fi el-Meudu’at” (libër që ka të bëj me hadithet e shpikura).
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.