Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rinia duhet t’u referohen dijetarëve e jo të marrin guxim me dijen e vet

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1012)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë i këshillon vëllezërit tanë në Egjipt, duke pasur parasysh gjendjen si është?

Përgjigje: Këshilla ime e vazhdueshme është pastrim dhe edukim, Tesfijeh ue Terbijeh. Do të thotë, të mësuarit…

Pyetësi: A mund të jepni një këshillë posaçërisht për ta, lidhur me këtë temë, me temën e tekfirit?

Përgjigje: Unë nuk besoj se persona të tillë mund të këshillohen, në qoftë se ata nuk e njohin gjendjen e vet. Asnjë prej tyre nuk duhet të besojë se ata kanë dije, apo se ata janë dikushi, por në fakt ata janë askushi. I këshilloj ata që të kenë kontakt me dijetarët të cilëve ata u besojnë, dhe që me ta, gjithashtu fillimisht bashkohen përgjithësisht në Kuran dhe Sunnet, e më pas kanë dallime kur është fjala për t’u referuar metodologjisë së Selefëve. I këshilloj të gjithë ata që të mos mendojnë se kanë dije dhe të mendojnë mirë për dijetarët e tyre. Profeti  ka thënë në hadithin autentik:

“Kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im që janë të ndihmuar në të vërtetën, dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që e kundërshtojnë derisa të vijë Ora (Kijameti).”

Me këtë që thashë, duhet të ketë gjithmonë dijetarë në botën Islame të cilëve njerëzit iu referohen atyre. Këta të rinj të cilët janë të mashtruar nga dituria e tyre, nuk mund të kenë për qëllim hadithin e të dërguarit që e përmendëm, dhe sidomos jo duke pasur parasysh se ka hadithe autentike që karakterizojnë disa vende të dalluara me dituri e besim. Hadithin e përmendur e transmeton Bukhari në Sahihun e tij nga Muavijah ibn Ebi Sufjan (radijAllahu anhu). Një ditë ai u predikoi njerëzve dhe e përmendi këtë hadith pas së cilit ai tha:

“Muadhi këtu thotë se ky grup është në Sham.”

Ky hadith tregon se dituria do të ekzistojë në disa vende Islamike më shumë sesa në të tjerat. Një transmetim tjetër thotë:

“Besimi do të mblidhet në Medine sikurse gjarpri mblidhet në gropën e tij.” (1777)

I këshilloj këta të rinj, dhe të gjithë të rinjtë e tjerë në vendet Islamike, të cilët ende kanë pak dije, të mos marrin guxim të mashtrohen nga dituria e tyre e dobët dhe ata (i këshilloj) të pyesin sikurse tha Zoti i krijesave:

فَسْـَٔلُوٓا۟ أَهْلَ ٱلذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

”Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.” 2


1 Bukhari (1777).

2 16:43

Shikoje videon: https://www.youtube.com/watch?v=MKJ047Q2-Co&feature=youtu.be

Shpërndaje: