Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Ebr-al-Hetif Ues-Sejarah (39)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Fatkeqësisht, rinia e sotme vuan nga dy sëmundje:
1 – Vetëkënaqësia dhe vetë-mashtrimi.
Kur disa prej tyre mësojnë diçka, bien në vetë-mashtrim dhe fillojnë të mburren e të krekosen para muslimanëve të tjerë. Ata harrojnë se dija me të cilën Allahu -azze ue xhel- i ka begatuar është një mjet me të cilin, para së gjithash, duhet të korrigjojnë veten. Nuk po flas për akiden e tyre sepse po flasim për njerëz të cilëve Allahu u ka dhënë dije të dobishme. Ajo që mungon është që ta bashkojnë këtë dije të dobishme me vepra të mira.
2 – Disa të rinjve u mungojnë sjelljet që i ka vendosur i dërguari ﷺ.
Nuk dua të jap shumë apo ndonjë shembull, por dua t’iu kujtoj disa sjellje që çdo kërkues dijeje duhet t’i ketë, pra fjalët e të dërguarit ﷺ:
“Nuk është prej nesh ai që nuk mëshiron të vegjlit tanë, nuk respekton të moshuarit tanë dhe nuk ua njeh të drejtën dijetarëve tanë.”1
Fatkeqësisht shumë studentëve u mungon kjo sjellje. Gjen studentë që nuk kanë respekt për të moshuarit dhe për ata më të ditur – ashtu siç e përshkruan hadithi. I sheh se si flasin keq për të moshuarit.
1 Hadithi është i mirë sipas imam Alabanit në Sahih-ut-Terghib uet-Terhib, fq 101.