“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ripërtëritës dhe thirrës i madh por në devijim

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 146

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur është fjala për audiokaseta, disa njerëz vinë tek unë dhe thonë Xhemaludin el-Afgani dhe Muhamed Abduh shoqëroheshin me Masonët vetëm për shkak për të pasur njohuri rreth tyre dhe se ata përndryshe ishin dijetarë të shkëlqyer. Pos kësaj, ata më thonë mua që të mos flas për ta dhe për Muhamed el-Gazalin, dhe se në qoftë se unë duhet të flas për Muhamed el-Gazalin unë duhet të flas vetëm për librat e tij dhe jo për të.

Po, unë do të flas për të, sepse librat e tij janë bërë si revista; çdo javë ai e shtyp një libër të ri. Unë nuk kam kohë që të trajtojë çdo libër që shtypet. Vërtetë, Muhamed el-Gazali është një përtëritës dhe thirrës i madh, por për në devijim.

Shpërndaje: