Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ritreguesit e Sufive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërat: Sherh Ighathat-il-Lahfan (31), min: 48:53

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%2015%20-%201%20-%201436.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

 

Sapo këta injorantë të shohin diçka ata i lejojnë epshet e tyre gjykojnë në vend të Kuranit dhe Sunnetit. Ata nuk kthejnë kokën kah Kurani dhe Sunneti, dhe thonë:

“Zemra ime më tregoi nga Zoti im. Ne marrim diturinë tonë nga i Gjalli që nuk vdes, ndërsa ju e merrni dijen nga ndërmjetësit. Ne përqafojmë realitetin ndërsa ju përqafoni simbolet.”1

Këta janë Sufitë ekstrem. Ata thonë se nuk kanë nevojë për një të dërguar, sepse të dërguarit janë për njerëzit e thjeshtë, ndërsa ata janë elita që marrin dituritë direkt nga Allahu. Ata thonë se zemrat e tyre pranojnë diturinë direkt nga Allahu dhe thonë:

“Zemra ime më tregoi nga Zoti im. Ne marrim diturin tonë nga i Gjalli që nuk vdes ndërsa ju e merrni dijen nga ndërmjetësit. Ne përqafojmë realitetin ndërsa ju përqafoni atë të dukshmen.”

“Zemra ime më tregoi mua nga Zoti im ndërsa ju rrëfeni nga njerëzit, nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem), nga Allahu. Ju e merrni fenë tuaj nga të vdekurit ndërsa ne e marrim fenë tonë drejtpërdrejt nga i Gjalli që nuk vdes.”

Kështu thonë Sufitë – Allahu i shëmtoftë ata! Unë nuk kam për qëllim të gjithë Sufitë, por ekstremistët e tyre; ata që e quajnë veten “elita” ose “elita e elitës”.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/90).

 

Shpërndaje: