“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Robëresha e burrit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (63 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Unë kam një vërejtje. Gruaja thotë se ajo është zonjë1. Kjo është një vetë-lavdërim. A thotë burri se ai është zotëri? Gruaja thotë se ajo është zonjë. Ky është një titull i marrë nga kufarët, sepse kufarët i adhurojnë gratë dhe i ngrisin ato më lartë sesa e meritojnë. Rrjedhimisht është bërë zakon që gruaja të quhet “zonjë”. Kur lexoni librat e haditheve, ju nuk do të gjeni askënd duke e quajtur Aishen, nënat e besimtarëve apo gratë e tjera “zonja”. Ju kurrë nuk gjeni dikë të shkruajë “zonja Aisheh”. Sot disa thonë “zonja Aisheh” kur bie fjala për të, pa thënë “zotëria” kur përmendet Ebu Bekri, edhe pse Ebu Bekri është më i lartë se ajo dhe më meritor për t’u quajtur zotëri.

Burrat janë zotërinjtë dhe gratë janë robëreshat e burrave. Unë e them këtë sepse Allahu -te ala- ka thënë:

“Që të dy vrapuan nga dera dhe ajo ia shqeu këmishën atij nga mbrapa. Te dera, ata hasën zotërin (burrin) e saj.” Jusuf, 12:25

Unë po e them këtë sepse Allahu ka thënë:

”Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes së shëndoshë, ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato.” El-Bekare, 2:228

Unë e them këtë sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Keni frikë Allahun në lidhje me gratë! Ato janë robëresha tek ju.” 

Transmeton Tirmidhi (1163), hadithi është i mirë sipas imam Albanit në ”Sahih Sunnen Et-Tirmidhi (1/594)”.

Unë nuk e kam për qëllim t’i denigroj gratë. Të drejtat e tyre duhet të përmbushen me kënaqësi. Këto bija janë nënat e ardhshme dhe nënat janë nënat e tashme. Megjithatë unë dua t’u jap grave pozitën të cilën Allahu -azze ue xhel- ua ka dhënë. Kjo është më mirë dhe më e sigurt për to dhe për fenë e tyre, si dhe më e mirë për shoqërinë. Gruaja nuk duhet të mashtrohet nga ajo që ndodh në vendet e kufrit. Ajo duhet të ecë sipas nënave të besimtarëve dhe grave të sahabëve, dhe të pasojë atë që ato vepruan, dhe thanë dhe të braktisë atë që ato braktisën.

Prandaj fshije fjalën “zonjë” nga fjalori. Vizato një vijë të kuqe mbi të. Në disa tualete shkruan “zonjat” dhe “burrat”. Kjo është një nënvlerësim i burrave. Kur një burrë sheh se ai është vetëm një burrë, ndërsa ajo është një zonjë, ai ndihet keq. Për fat të keq, e gjithë kjo bëhet si një imitim i verbër.


1 Shih http://sv.wikipedia.org/wiki/Kvinna_av_st%C3%A5nd

Shpërndaje: