Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrahja e fëmijëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (952)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë punoj si mësues i pedagogjisë në shkollë të mesme. Ndonjëherë, disa studentë mund të bëjnë ndonjë problem. Unë i mësoj nxënësit e shkollave të mesme. Pra, ata nuk janë të vegjël. Disa studentë, siç thashë, mund të bëjnë probleme dhe gabime të vetëdijshme të cilat kërkojnë ashpërsi ndaj tyre, e cila në anën tjetër mund të shpie edhe në përdorimin e shkopit. Çfarë mendoni për këtë metodë në rast nevoje ekstreme dhe për të ecur me një shkop si këcënim? Të gjithë nxënësit janë seksualisht të pjekur. Pra, ata nuk janë të vegjël.

Përgjigje: Unë kam si pikënisje hadithin:

Urdhëroni fëmijët tuaj që të falin namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, rrihni (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani nga shtretërit.”

Transmeton Ebu Daudi (495) dhe Ahmedi (6756). Saktësuar nga Albani në “el-Irua (1/266)”.

Hadithi sqaron kur rrahja duhet të fillojë për shkak të namazit pasi të jetë sqaruar se rrahja nuk duhet të ndodhë para kësaj kohe. E vetmja gjë që duhet bërë para kësaj moshe është urdhërimi:

“Urdhëroni fëmijët tuaj që të falin namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, rrihni (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani nga shtretërit

Hadithi sqaron se fëmija duhet të urdhërohet të falet kur të mbush shtatë vjet dhe të rrihet nëse nuk falet kur të ketë mbushur dhjetë vjet. Me këtë hadithi tregon periudhën për urdhërimin para rrahjes. Hadithi, megjithatë, nuk thotë asgjë në mënyrë eksplicite kur rrahja duhet të përfundojë. Ai tregon vetëm kur ajo duhet të fillon:

”…rrihni (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet.”

Kur pushon rrahja? Bazuar në bazat dhe parimet e sheriatit, kuptoj se rrahja pushon kur fëmija bëhet seksualisht i pjekur. Me këtë fëmija fillon të zotërojë veten. Si rezultat, rrahja pushon që filloi kur fëmija ishte dhjetë vjet. Pas kësaj mundesh vetëm të këshillosh, të përkujtosh dhe të qortosh. Bazuar në këtë është edhe më pak e saktë të rrahësh fëmijën e dikujt tjetër pos fëmijës tënd. Kjo është nga këndvështrimi i sheriatit.

Sa i përket aspektit social, unë nuk mendoj se rrahja sjell dobi, dhe para së gjithash në situatën e sotme të cilën e kanë mbizotëruar shijet perëndimore dhe jobesimtare, që nuk i besojnë Allahut dhe të dërguarit të Tij. Ti vetë e ke përfunduar këtë shkollën tipike dhe universitetin. Ti e di që pedagogjia e sotme bazohet në likuidimin e pedagogjisë islamike dhe se ligji shkollore nuk ka fare pedagogji.

Pra, nga këndvështrimi i sheriatit, fëmija fillon të zotërojë veten në pubertet. Dhe nga perspektiva e përditshme, është shumë më keq sepse nuk lejohet të rrahësh më fëmijët. Ata thonë se rrahja është mes të tjerash gjë e prapambetur. Nga një perspektivë e tretë, besoj se mësuesi i ashpër do të shkaktojë vetëm armiqësinë dhe urrejtjen e nxënësve të lazdruar. Ne duhet të marrim edukatë në fjalët e Allahut (tabarak ue te ala) drejtuar profetit (salAllahu alejhi ue selem):

فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ

 “Dhe nga mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje.”1

Allahu (te ala) i tha  Musait dhe vëllait të tij:

اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى

“Shkoni ju të dy te Faraoni se vërtet ai i ka kaluar (gjithë kufijtë në mosbesim, mosnënshtrim, arrogancë e tirani); Dhe i flisni atij butë e shtruar, mbase mund të marrë qortim ose mund të frikësohet.”2

Nuk është aspak e dobishme të qenit i ashpër kundër nxënësve të lazdruar. Nëse ka diçka që ndikon në ta, ajo është butësia, butësia dhe mirësia që u përmend kur jehudi u lut që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam) të vdiste…


1 3:159

2 20:43-44

Shpërndaje: