Imam Ebu Bekr Muhammed bin Abdil-lah bin el-Arabi
Burimi: Ahkam-ul-Kuran (1/465)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“O njerëz! Njësoj siç keni të drejta mbi gratë tuaja, edhe ato kanë të drejta mbi ju. E drejta juaj mbi to është që të mos ju tradhtojnë, të mos e marrin në shtëpi pa lejen tuaj ndonjë njeri që s’ju pëlqen juve dhe të mos bëjnë gjëra të pamoralshme. Po të bëjnë gjëra të tilla, Zoti ju ka lejuar t’i ndani shtretërit me to ose t’i godisni butësisht. Por nëse s’bëjnë ndonjë gjë të tillë, atëherë është e drejtë e tyre mbi ju që t’u siguroni një jetesë të bukur dhe veshmbathje.” 1
Ky hadith, dëshmon se gruaja e pabindur nuk e meriton kujdesin nga burri i saj për mirëmbajtje e veshje. Dijetarët thonë se, gruaja e pabindur është kur nuk ka turp dhe flet fjalë të pahijshme e jo të bëjë zina. Profeti ﷺ sqaroi rrahjen gruas dhe e bëri të qartë se nuk duhet të jetë e dëmshme. Kjo do të thotë se nuk duhet të lërë gjurmë dhe shenja në lëkurë ose eshtra të thyera. Prej interpretimeve më të mira të këtij ajeti (është fjala për ajetin 34 të sures en-Nisa) është ajo që kam dëgjuar nga Said bin Xhubejr, përkatësisht:
“Së pari, burri duhet ta këshillojë gruan e tij. Nëse ajo nuk përmirësohet, ai duhet ta bojkoton atë. Nëse ajo nuk përmirësohet, atëherë ai e rrahë atë. Nëse ajo nuk përmirësohet, një gjykatës nga familja e tij dhe një gjykatës nga familja e saj të mblidhen për të parë se kush është duke shkaktuar probleme. E më pastaj, vjen deri tek ndarja e tyre.”
Ata’ bin Rebah ka thënë: “Burri nuk duhet rrahur gruan e tij edhe nëse ajo nuk i bindet kur ai e urdhëron dhe e ndalon atë. Mirëpo, ai mund të zemërohet në të.”
Sipas botëkuptimit të tij, nxitja rrahja e gruas është vetëm e lejuar, por që në parim është diçka e urryer duke u mbështetur në hadithin e Profetit ﷺ:
“Të mos e rrah askush gruan e tij ashtu siç e rrah dikush robin, e në fund të ditës ke marrëdhënie seksuale me të.” 2
________________________________________
1 Tirmidhi (1163) dhe Ibën Maxheh (1851).
2 Bukhari (5204) dhe Muslimi (4/1291).