Imam Muhammed bin Muflih el-Makdisi (v. 764)
Burimi: el-Furu (3/163)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse ajo tregon mosbindje duke refuzuar të drejtat e tij, ose i bindet kundër vullnetit të saj, atëherë ai e qorton atë, dhe pastaj nuk flet me të për tri ditë. Në librat ”et-Tabsirah”, ”el-Ghunjeh” dhe ”el-Muharrar” përmendet gjithashtu se ai duhet ta bojkotojë atë në dhomën e gjumit. Është përmendur tashmë në kapitullin mbi namazin e xhenazes se imam Ahmedi e ka lejuar që të mos flasësh me të më shumë se tre ditë. Profeti ﷺ bojkotoi gratë e tij për një muaj dhe nuk hyri tek to.
Në ”el-Uadih” shkruan se ai duhet ta bojkotojë atë në dhomën e gjumit. Pos kësaj nëse ai nuk flet me të dhe nuk e viziton, kjo është e lejueshme, por është e urryer.
Pastaj ai e rrah atë por jo rëndë. Shokët tanë – Hanbelitë – thonë se nuk i lejohet që ta rrahë më shumë se dhjetë herë. Imam Ahmedi ka edhe një mendim ku thotë se lejohet që ai ta rrahë atë menjëherë.