Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrahja e gruas së pabindur – El-Kasimi

Imam Muhammed Xhamal-ud-Din el-Kasimi (v. 1332)
Burimi: Mahasin-ut-Tauil (3/103-104)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً

“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 4:34

Nushuz (sjellja e keqe) do të thotë që ato të jenë të pabindura, i trajtojnë burrat keq dhe ngrihen kundër tyre.

فَعِظُوهُنَّ

”në fillim i qortoni.”

dhe u thoni për shembull:

”Kije frikë Allahun! Ti duhet ta dish se është e detyrueshme për ty që të më bindesh mua.”

”Kujdes nga dënimi i Allahut kur nuk më bindesh mua.”

Kjo është sepse Allahu e ka obliguar gruan që ti bindet bashkëshortit të saj dhe e ka ndaluar që të mos iu bindur atij për shkak të mirësisë dhe nderit që ai ka mbi të.

I dërguari i Allahut ka thënë:

”Sikur të urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj.”

Transmetuar nga et-Tirmidhi nga Ebu Hurejra, imam Ahmedi përmes Muadhit dhe el-Hakim përmes Burejdes. Bukhari transmeton nga Ebu Hurejra (radija Allahu anhu), i cili ka treguar se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Nëse burri thërret gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon dhe ai bie në gjumë i zëmëruar në të, engjëjt e mallkojnë atë derisa ajo të zgjohet në mëngjes.”

وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ

“pastaj mos pranoni të flini me to.”

Dotë thotë, në qoftë se këshilla, dhe qortimi nuk bëjnë dobi. Në këtë rast mos bini nën batanije me to dhe mos jini intime me to, e cila do të thotë mos bëni marrëdhënie me to.

Hamad bin Seleme el-Basri ka thënë: ”Kjo do të thotë marrëdhëniet seksuale.”

Ali bin Ebi Talha ka treguar se Ibn Abbasi ka thënë: ”Ai nuk duhet të ketë marrëdhënie me të. Ai duhet të bie me të në krevat dhe duhet ti’a kthej shpinën asaj. ”

Kjo është thënë edhe nga të tjerët. Të tjerë, si es-Sudij, edh-Dahak, Ikrime dhe Ibn Abbasi në një transmetim tjetër, shtoi, duke thënë:

”Përveç kësaj, ai nuk duhet të flasë me të.”

Disa thanë se nuk duhet të flesh me to. Muauijeh bin Hajdah el-Kushejri ka treguar se ai ka thënë:

”O i dërguari i Allahut! Çfarë të drejte kanë gratë tona mbi ne?

Ai u përgjigj: Ti japësh për të ngrënë kur ti ha dhe ta veshësh kur ti vishesh, ta mos e godasësh në fytyrë, të mos e shëmtosh dhe ta bojkotosh vetëm në shtëpi.”

وَاضْرِبُوهُنَّ

“(dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë).”

Do të thotë, në qoftë se nuk ka dobi nga qortimi dhe bojkotimi i tyre. Rrahja nuk duhet të jetë e rëndë, as e fortë e as e rëndë.

Profeti ka thënë:

”Njerëzit! Ju keni të drejta të cilat gratë tuaja duhet t’i përmbushin, dhe gratë tuaja kanë të drejta që ju duhet t’i përmbushni. E drejta juaj është se ato të mos lejojnë të hyj në shtëpinë tuaj dikë që ju e urreni dhe ato të rajnë nderin. Nëse ato e veprojnë këtë, Allahu ju ka lejuar që t’i bojkotoni ato në dhomën e gjumit dhe t’i rrihni ato por jo në mënyrë të rëndë.”

Dijetarët kanë thënë se ai nuk duhet ta lëndojë atë, ti’a thyej ndonjë kockë ose të lerë gjurmë në të. Ai duhet shmangur fytyrës në të cilën gjendet e tërë bukuria. Goditjet duhet të shpërndahen në të gjithë trupin. Ai nuk duhet ta godasë në të njëjtin vend në mënyrë që dëmi të mos bëhet i madh. Disa dijetarë thonë se ai duhet ta rrah me një peshqir të përdredhur ose me dorë e jo me kamxhik apo shkop.

At’a ka thënë: ”Ajo duhet të rrahet me një siuak.”

Shpërndaje: