Shejkh Ibrahim bin Muhammed bin Davjan (v. 1353)
Burimi: Manarus-Sabil (2/224-225)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Kirmi ka thënë: “Nëse gruaja është e pabindur ndaj burrit të saj, ai e këshillon atë.”
Sqarim: “Kjo do të thotë se burri duhet ta këshillojë gruan e tij që të ketë frikë Allahun (azze ue xhel) dhe ia kujton asaj obligimet dhe bindjen, që duhet t’i plotësojë ndaj tij. Gjithashtu ia rikujton asaj se çfarë e pret atë në rast se vazhdon kështu, duke filluar nga mëkati para Allahut e pastaj edhe ndërprerja e furnizimit dhe moskujdesi për veshmbathje. Pas kësaj i lejohet burrit që ta bojkotojë dhe ta rrahë atë lehtësisht, duke u mbështetur në fjalën e Allahut (te ala):
“Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më.” En-Nisa, 4:34
El-Kirmi ka thënë: “Nëse ajo vazhdon, ai nuk fle me të për një kohë aq sa ai dëshiron …”
Sqarim: “Kjo do të thotë për aq kohë sa ajo është e pabindur. Ibn Abbasi ka thënë: “Ai nuk duhet të fle me të në shtrat.” Dhe thotë: Profeti ﷺ i bojkotoi gratë e tij dhe nuk shkoi tek to për një muaj të tërë.” Bukhari (5202) dhe Muslimi (2/764) .
El-Kirmi ka thënë: “… dhe mos fol me të, më së shumti deri në tri ditë.”
Sqarim: “Kjo bazohet në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra:
“Nuk është e lejueshme për muslimanin që ta bojkotojë vëllanë e tij më gjatë se tre ditë.” Bukhari nr 6077 dhe Muslimi 4/1984.
El-Kirmi ka thënë: “Nëse ajo vazhdon me sjellje të njëjta, ai e rrah atë, por jo dhunshëm.”
Sqarim: “Kjo është e bazuar në fjalët e profetit ﷺ të transmetuara nga ‘Amr bin el-Ahues:
“Nëse e bëjnë këtë, atëherë largoni ato nga shtrati dhe rrihni (lehtas).”
Transmeton Tirmidhi (1163) dhe Ibn Maxheh (1851), hadithi është i mirë dhe autentik sipas Tirmidhiut, po ashtu imam Albani e konsideron të saktë në ”Sahih Sunnen et-Tirmidhi (1/594)”.”
Tha’lab ka thënë:
“Goditja të mos shkaktojë dhembje, do të thotë të mos jetë e fortë.”
Në një hadith thuhet:
“Të mos e rrah dikush gruan e tij ashtu siç e rrah skllavin, e në fund të ditës të ketë marrëdhënie intime me të.”
Transmeton Bukhari (5204) dhe Muslimi (4/1291) .
El-Kirmi ka thënë:
“Ai nuk duhet ta godasë atë më shumë se dhjetë herë.”
Sqarim: “Kjo bazohet në hadithin:
“Mos fishkullo me më shumë se dhjetë goditje përveç nëse është ndonjë ndëshkim i caktuar nga ligji i Allahut – të ala-.”
Bukhari dhe Muslimi.
Ai duhet t’i shmanget goditjes në fytyrë, pjesëve të trupit të bukura apo të ndjeshme, sepse qëllimi është edukimi e jo dëmtimi sepse profeti ﷺ ka thënë:
“T’i shmanget goditjes së fytyrës së saj dhe fyerjes së saj (fytyrës) dhe mos ta bojkotojë atë përveçse brenda shtëpisë.”
Transmeton Ahmedi (4/447) , Ebu Daudi (2142) , Nesai, Ibn Maxheh 1850, Ibn Hiban (1286), el-Hakim 2/187-188 dhe Bejhaki) 7/295), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “Iruaul Galil 2033”.
Imam Ahmedi në lidhje me burrin i cili e rrah gruan e tij, thotë:
“Nuk i përket askujt e as babait të saj, që ta pyesë atë se pse po e rrah.” Ebu Daudi.
El-Kirmi ka thënë: “Megjithatë, ajo që e pengon burrin nga këto veprime, është nëse ai nuk është i kujdesshëm ndaj obligimeve që ka ndaj saj.”
Sqarim: “Nënkupton derisa ai t’i plotësojë obligimet ndaj saj, ngase ai është i padrejtë nëse kërkon të drejtat e tij nga ajo, ndërsa vet i refuzon të drejtat e saj.”