Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvasë: 5/2-1426 ose 16/3-2005-03-16
Burimi: http://alfawzan.ws/node/4942
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Sa drejtë është të thuhet se: ”Ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në atë që jemi dakord dhe justifikojmë njëri-tjetrin atëherë kur nuk pajtohemi?”
Përgjigje: ”Ata e quajnë atë ”Rregulli i Artë”. Pasuesit e epsheve e quajnë atë ”rregulli i artë” vetëm e vetëm që çdo person të mbajë mendimin e tij, duke mos u mbështetur në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). E që në vend të kësaj mbështeten në atë të cilën janë pajtuar.
Ndërsa në lidhje me atë që janë në mos-pajtueshmëri, secili mbetet në të veten, duke e justifikuar njëri-tjetrin.
Jo, kjo nuk është e lejuar. Ajo për të cilën ne kemi kundërshtime mes vete, është e detyrueshme që të kthehemi tek Libri i Allahut dhe tek Sunneti i të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem).
Thotë Allahu në Kuran:
”Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit.” 4:59