Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Data e fetvasë: 16/6-1432 ose 19/5-2001
Burimi: http://alfawzan.ws/node/13369
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ka disa që e kanë vënë një rregull për unitet, duke thënë se: ”Ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në atë që jemi dakord dhe e justifikojmë njëri-tjetrin atëherë kur nuk pajtohemi”.
Përgjigje: Nëse dakordi ka të bëjë me çështjet e besimit, kjo mund të ndodhë. Ndërsa mund të ketë mosmarrëveshje në lidhje me çështje të degëzuara. Një Muxhtehidi i merret fjala aty ku ai e thotë të saktën, e në qoftë se ai gabon, atëherë gabimi i tij nuk i merret.
Nëse dakordimi ka të bëjë me çështjet e Besimit, ndërsa mosmarrëveshjet janë në çështjet e degëzuara, këtu mund ta përdorim këtë rregull.
Në të kundërtën, nëse mosmarrëveshjet janë në çështjet e Besimit, atëherë në çfarë mund të biem dakord pas kësaj?
Në këtë rast ne nuk kemi rënë dakord për asgjë. Kjo është me sa duket ajo që ata duan. Dhe kjo nuk është e lejuar.