Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (403)
Pyetësi: Për sa i përket agjërimit, psh disa që janë në Saudi agjërojnë, disa që janë në Egjipt agjërojnë, disa që janë në Libi agjërojnë, pra në çdo vend, agjërojnë disa dhe disa të tjerë në atë vend nuk agjërojnë, dhe dëgjuam tani nga ju se duhet që muslimanët e një vendi të agjërojnë në bazë të shikimit të hënës në atë vend edhe nëse ky shikim nuk është sipas mënyrës sheriatike, a vlen ky rregull dhe për namazin, pra që muslimanët në çdo vend të falen në bazë të kalendarit?
Përgjigje: Është lehtësisht e mundur për të treguar ndryshimin midis namazit dhe agjërimit. Ne përmendëm për çështjen e namazit, p.sh. çështjen e namazit të sabahut, mundet që personi të falet në atë xhami ku falet namazi i sabahut përpara se të ketë hyrë koha e tij dhe pastaj ai të kthehet në shtëpinë e tij dhe e fal namazin e sabahut kur të ketë hyrë koha nëse ai ka dije në lidhje me atë që kemi folur deri tani. Ndërsa për sa i përket agjërimit, do të ketë kundërshtime tepër të forta nëse disa prej njerëzve do të thonë se sot është ditë agjërimi, ndërsa të tjerë do të thonë se jo sot nuk është ditë agjërimi, dhe pastaj kur të vijë fundi i muajit të agjërimit dhe të vijë dita e namazit të bajramit, disa njerëz do ta konsiderojnë ditë bajrami, ndërsa disa të tjerë nuk do ta konsiderojnë ditë bajrami.