Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rreziku i të lexuarit e librave pa u kthyer tek dijetarët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Adab-ul-Mufti uel-Mustafti

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e mjaftueshme që të lexohen librat e dijetarëve duke mos u kthyer tek ta për t’i pyetur?

Përgjigje: Kjo është ajo që i ka devijuar shumë njerëz; duke lexuar pa ju referuar dijetarëve dhe duke mos u ulur tek mësuesit dhe dijetarët për të mësuar. Kjo është ajo që më së shumti i ka humbur shumë prej njerëzve. Kjo absolutisht nuk lejohet.
 
Sigurisht duhet të lexosh libra dhe të përfitosh prej tyre, por ti nuk duhet të kufizohesh vetëm me to dhe t’i konsiderosh ato si mësues me të cilin ti studion.

Shpërndaje: