Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rreziku i të përmendurit një hadith pa e ditur saktësinë e tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/285)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

109 – Mekki bin Ibrahim na tregoi: Jezid bin Ebi Ubejd na tregoi, nga Selemeh i cili tregoi se ai e ka dëgjuar profetin   të thotë:

“Kushdo që gabimisht pohon që unë kam thënë diçka le të përgatis vendin e tij në Zjarr.”

Një nga kuriozitetet e hadithit janë se nuk lejohet ritregimi i haditheve të dobëta pa sqaruar dobësinë e tyre. Përndryshe, gjendja e personit është kritike. Është edhe më keq nëse ai transmeton hadithe të shpifura. Dhe në qoftë se ai nuk e di nëse hadithi është autentik apo i dobët, ai nuk duhet ta ritregojë atë hadith. Dhe në qoftë se ai do ta bëjë këtë dhe beson se hadithi ka një bazë në Sheriat, ai mund ta bëjë këtë në formën “thuhet” ose “është transmetuar”. Dhe në qoftë se ai nuk e di se hadithi ka një bazë në Sheriat apo nuk e di fare, atij nuk i lejohet ta ritregojë atë fare.

Shpërndaje: