Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Alush-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/f86.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shumica e femrave veshin bluza dhe funde që janë pak të ngushta, por ato nuk janë të tejdukshme dhe as të shkurtra. Cili është gjykimi mbi këto rroba, dhe çfarë i këshilloni gratë që i veshin ato?
Përgjigje: Gruaja muslimane duhet ta ketë frikë Allahun lidhur me veshjen saj. Veshja e saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe një rrobë që nuk është e tejdukshme dhe e papërshtatshme për të. Ajo duhet ta ketë frikë Allahun lidhur veshjen e saj. Ajo duhet të ketë kujdes pavarësisht nëse del në mesin e burrave apo grave. Ajo mund të goditet nga syri i keq nga dikush që është xheloz dhe urryes. Që të mbulojë veten dhe dëlirësia janë prej arsyeve që bën njerëzit që ta ngritin dhe ta respektojnë atë. Dhe në këtë mënyrë mëkatarët dhe ata të mjerët nuk do ta arrijnë atë.