Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Likaush-Shehrij (47 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kemi një pyetje në lidhje me pushimin veror, kur dihet se dasmat shtohen. Prandaj, edhe mëkatet në mesin e femrave shtohen kur ato veshin rroba të shkurtra, të tejdukshme dhe veshje tjera që ekspozojnë një pjesë të madhe të trupit. Në të vërtetë, shumë nga motrat myslimane vuajnë, ngase disa femra lejojnë apo edhe veshin këto rroba në mesin e femrave dhe thonë se dijetarët ndalojnë këto rrobe vetëm për shkak se ato shpien në ndalesa, dhe se në parim rrobat e tilla janë të lejuara në mesin e femrave dhe se aureti i femrës në prezencë të femrave të tjera është vetëm pjesa e trupit midis kërthizës dhe gjunjëve! Bazuar në këtë, ato mbulojnë vetëm këto pjesë kur ato janë me gratë e tjera! Ne shpresojmë që kjo çështje të sqarohet me argumente, dhe se a është e vërtetë se auret i femrës në prezencë të femrave të tjera është pjesa midis kërthizës dhe gjunjëve?”
Përgjigje: “Është e vërtetë se ajo që është përmendur në pyetjen e shtruar mund edhe të ndodhë. Femrat mund të shkojnë në festë të veshura me rroba të holla dhe të shkurtra, të parfumuara me aroma tërheqëse apo faktorë të tjerë që shkaktojnë fitne. Kjo është e ndaluar dhe nuk ka asnjë mënyrë që e lejon veprimin e tillë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
صنفان من أهل النار لم أرهما : قوم معهم سياط كأذناب البقر يضربون بها الناس ، ونساء كاسيات عاريات مائلات مميلات رؤوسهن كأسنمة البخت المائلة لا يدخلن الجنة ولا يجدن ريحها وإن ريحها ليوجد من مسيرة كذا وكذا
“Dy lloje njerëzish prej banorëve të Zjarrit nuk i kam parë ende; njerëz që mbajnë në duart e tyre shkopinj, që duken sikurse bishtat e lopëve dhe me to rrahin njerëzit dhe gra të veshura të zhveshura, të krekosura provokuese (mailat mumilat[1]). Kokat e tyre duken sikurse gunga të mënjanuara të devesë. Ato nuk hyjnë në Xhenet dhe nuk kanë për ta ndjerë as aromën e tij, edhe pse aroma e tij ndihet nga një distancë kaq e largët.” [2]
Kur dijetarët kanë shpjeguar shprehjen “gra të veshura të zhveshura”, kanë thënë se, kjo do të thotë se ato veshin rroba të shkurtra, të tejdukshme ose të ngushta. Pra, të gjitha këto shpjegime i kanë dhënë dijetarët.
Aureti i femrës nuk është si aureti i mashkullit, por ai është edhe më shumë sesa aureti i tij. Prandaj nuk themi se aureti i femrës në prani të një femre tjetër është se aureti i mashkullit në prani të një mashkulli tjetër. Kjo nuk do të thotë se femra duhet të mbulojë vetëm pjesën midis kërthizës dhe gjunjëve kur ajo është me femrat e tjera. Asnjë dijetarët nuk e ka thënë këtë. As femrat jomyslimane nuk veprojnë kështu. Edhe ato bartin diçka që fsheh kraharorët e tyre ose të paktën gjoksin e tyre. A mund ta imagjinoni se Sheriati i pastër lejon femrën që në prani të femrës të shfaq tjetër gjë përveç pjesës midis kërthizës dhe gjunjëve? Kjo është e pakuptueshme. Veshja e femrës duhet të jetë e ndrojtur. Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh Allahu e mëshiroftë ka thënë se gratë e sahabëve vishnin fustane që mbulonin çdo gjë nga kyçi i dorës deri tek zogu i këmbës kur ato ishin në ambiente të mbyllura. Ndërsa kur ato ishin jashtë shtëpive, Sheriati Islami përcaktoi që ato të zvarrisin një pjesë të mbulesës së sipërme të trupit që të shkonte zvarrë për toke në mënyrë që të mbuloheshin edhe shputat e këmbëve. Me fjalë të tjera, aureti i femrës nuk është sikurse aureti i burrave. Prandaj Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk tha: “Burra të veshur e të zhveshur”.
Por, ai tha:
لا ينظر الرجل إلى عورة الرجل، ولا المرأة إلى عورة المرأة
“Nuk duhet të shohë burri auretin e burrit dhe as gruaja auretin e gruas.”
Prandaj ai bëri dallimin në mes rrobave të burrave dhe të grave. Ai tha në lidhje me gratë: “Gra të veshura të zhveshura…” Por ai nuk tha: “Burra të veshur e të zhveshur”.
Lejohet për burrin që të shfaq gjoksin ose kërcirin e tij për para një burri tjetër. Por kjo nuk i lejohet gruas që ta veprojë në prani të një gruaje tjetër.
Ndërsa, në lidhje me pjesën e pyetjes ku thuhet se, “dijetarët ndalojnë këto rrobe vetëm për shkak se ato shpien në ndalesa…”, them se, a nënkupton kjo që të lejohet të veprosh çka të duash? Në asnjë mënyrë. Sheriati ka rregulla që rregullojnë veprimet e njerëzve. Çdokush nuk mund të bëjë atë që ai dëshiron dhe të thonë se akti shpie në diçka tjetër çfarë në realitet shpie. Nëse një mjet nuk shpie në diçka të ndaluar në ditët e sotme, të nesërmen do të shpie. Prandaj, rrobat e përmendura në pyetje janë të ndaluara duke përfshirë këtu edhe në mesin e femrave.
______________________________________________________________________________
[1] Imam en-Neveviu ka thënë: “Është thënë se “Mailat” do të thotë gratë që nuk janë të bindura ndaj Allahut dhe ndaj obligimeve që i ka. Ndërsa “Mumilat” janë ato që ua mësojnë të tjerave veprimet e tyre të mallkuara. Është thënë gjithashtu se “Mailat Mumilat” janë gra që ecin me mburrje duke i ngritur supet lartë. Është thënë gjithashtu se “Mailat” ndajnë flokët në njërën anë, e cila është modë e prostitutave, ndërsa “Mumilat” janë gratë të cilat ua krehin grave tjera flokët në këtë mënyrë.” (Sherh Sahih Muslim (14/92))
[2] Muslimi (2128).