“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat nën zogun e këmbës (Isbal)

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=30qQw4kZolU

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çështja e dytë për të cilën do të flasim ka të bëj me Isbal-in. Isbali është rreptësisht i ndaluar pa ndonjë kufizim apo kusht specifik. Me Isbal është për qëllim: “çdo petk që është nën zogun e këmbës”

Në hadith thuhet:

“Çdo gjë (petk) që është nën zogun e këmbës është në zjarr.”

(Transmeton Bukhariu 5787). D.m.th. absolutisht. Dhe është për qëllim personi i cili vepron ashtu.

Andaj, keni kujdes që petku juaj të mos prek për toke. Dhe kjo është një prej veçorive femërore, ashtu siç edhe e dimë, se femra është ajo e cila duhet t’i zgjatet për toke mbulesa e saj sa gjatësia e një pëllëmbe. Ndërsa ti je burrë (mashkull) andaj, ngrite petkun tënd deri në masën e caktuar. Dhe është më mirë që të bëhet deri në gjysmë të nën-gjurit. Përveç nëse ky veprim e dëmton atë, atëherë ai ka arsye për ta zgjatur petkun deri tek zogu i këmbës.

Mirëpo, të mos e tejkaloj këtë kufi.

“Çdo gjë (petk) që është nën zogun e këmbës është në zjarr.” (Transmeton Burhariu 5787)

Disa njerëz kundërshtojnë ta praktikojnë këtë, duke e komentuar hadithin e lartpërmendur se rrobat janë në zjarr e jo njeriu. Kjo padyshim është prej bërjes shaka me fenë sepse i dërguari ka thënë:

“Çdo gjë (petk) që është nën zogun e këmbës…”

Këtë gjë duhet ta dinë të gjithë se për qëllim është njeriu e jo petku.

Pra të kemi kujdes nga të zgjaturit e rrobave nën kufirin e lejuar.

Shpërndaje: