Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rrobat nga zifti në Xhehenem

Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)

Burimi: Et-Tekh’uijfu minen Nari, fq. 128-129

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

سَرَابِيلُهُمْ مِنْ قَطِرَانٍ وَتَغْشَىٰ وُجُوهَهُمُ النَّارُ

”Rrobat do t`i kenë prej zifti e zjarri do t`ua mbështjellë fytyrat.” 1

Ibn Abbasi ka thënë për fjalën e Allahut: zifti, bakër i shkrirë.

Ikrime ka thënë për fjalën e Allahut: ”rrobat do t`i kenë prej zifti, bakër i cili do të nxehet mbi to.

Katade ka thënë për fjalën e Allahut: ”rrobat do t`i kenë prej zifti, prej bakri.

Transmetohet në Sahihun e Muslimit nga Ebi Malik El-Esh`arij nga Pejgamberi صلى الله عليه وسلم se ka thënë:

”Gruaja që vajton nëse nuk pendohet para se të vdesë, do të ringjallet në ditën e Kijametit dhe do të jetë e veshur me rrobe prej zifti dhe me një fustan të zgjebosur.”


1 Ibrahim 14:50

Shpërndaje: