Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (11 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kohët e fundit disa thanë se nuk është e lejuar që të vishen me rroba ngjyrë ultravjollcë (si për veten dhe fëmijët), gruaja nuk është e lejuar për të blerë rroba të tejdukshme të cilat ajo i vesh vetëm në prani të burrit të saj, dhe nuk i lejohet që ti pres flokët e saj, pavarësisht nëse ajo e bën me qëllim të imitimit apo jo.
Përgjigje: Kjo është gabim. Në parim, të gjitha rrobat janë të lejuara për deri sa nuk argumentohet e kundërta. Nuk di asnjë argument që ndalon gratë të veshin rroba me ngjyrë ultravjollcë. Edhe rrobat e saj të tejdukshme në prani të burrit nuk ka të keqe. Allahu (Te ala) ka thënë:
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ
“dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar.” 23:5-6
Ndërsa asaj nuk i lejohet të vesh rroba të tilla, qoftë jashtë në treg, apo kur është me gra të tjera.
Lidhur me flokët e saj, dijetarët i kanë tri mendime në lidhje me këtë:
1 – E ndaluar tërësisht përveç gjatë haxhit dhe umres.
2 – E urryer.
3 – E lejuar krejtësisht, derisa stili i flokëve nuk i ngjanë stileve të grave mosbesimtare. Nuk është e lejuar për të imituar gratë mosbesimtare.
Ne mendojmë se nuk duhet marrë me ashpërsi këtë çështje dhe as nuk duhet lejuar gratë që të bëjnë çdo gjë të mundshme. Është më mirë që të lë flokët e saj të jenë sikurse janë. Kështu unë e shoh këtë çështje.