Imam Muvafak-ud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: el-Mughni (2/300-301)
Është e mjaftueshme për gruan që ajo të falë namazin me mbulimin obligativ të trupit, sikurse e kemi sqaruar me hadithin e Ummu Selemes, e cila kishte pyetur profetin ﷺ se, a lejohet që gruaja të falet duke qenë e veshur me rroba obliguese e cila e mbulon atë duke u bazuar në hadithin.
”A lejohet që gruaja të falë namazin në këmishë të gjatë deri në fund të këmbëve dhe një shami mbi kokë?” Ai ﷺ tha: ”Po, në qoftë se fustani është i gjerë dhe mbulon shputat e këmbëve të saj.” 1
Është transmetuar se Mejmuneh dhe Umm Seleme falnin namazin me këmishë të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me shami, pa pasur veshur fund. Këtë e ka transmetuar Imam Maliku në ”el-Muuatta.
Imam Ahmedi ka thënë:
”Ata të gjithë janë të një mendimi se duhet të jetë një këmishë e gjatë deri në fund të këmbëve dhe një shami mbi kokë.”
Kjo, për shkak se ajo ka mbuluar atë që është e obliguar për t’u mbuluar. Prandaj namazi i saj është i vlefshëm ashtu sikurse namazi i burrit.”
1 Ebu Daudi (1/149). Ibn Kudame ka thënë: ”Shumë dijetarë thonë se këto janë fjalët e Umm Selemes, ndërsa Abdurr-Rrahman bin Abdil-lah bin Dinar e konsideron këtë të jetë fjalë e profetit ﷺ.” (El-Mughni (2/329))