Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tSv2Vej02GM
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kjo pyetje po përsëritet disa herë ku thotë: Puna ime më obligon ta rruaj mjekrrën. Nëse nuk e rruaj mjekrrën, më përjashtojnë nga puna. Gjithashtu, ata dërgojnë letër tek përgjegjësit shtetërorë që të mos më punësojnë. Çfarë është këshilla juaj?
Përgjigjei: Këshilla për të cilën nuk e kundërshton askush prej dijetarëve është se, ti duhet t’i përmbahesh sunnetit të Profetit salallahu alejhi ue selem. Lëshimi i mjekrrës është obligim. Gjithashtu, është obligim të mos rruhet apo shkurtohet dhe të mos ngjyroset me ngjyrë të zezë. Vetëm kështu, e nderon dhe e ruan sunnetin e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem të obliguar.
(Sunneti) nuk është vepër e pëlqyer, kush e vepron do të shpërblehet e kush e lë nuk dënohet. Kjo nuk thuhet nga dituria e mirëfilltë. Ky është botëkuptim i gabuar.
Këshilla jonë për ty është që ta lësh mjekrrën. Nëse ndokush mundohet ta ndërpres furnizimin tënd, dije se Allahu nuk ta ndërpret furnizimin tënd nga qielli. Ke besim tek Allahu, merri shkaqet të cilat nuk të bëjnë të shkatërrosh fenë tënde në asnjë mënyrë.