Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=RfyXtLlS0Zw&feature=youtu.be
Përktheu: Xhevdet Lika
Korrigjoi: Junik Hoxha
www.perlatmuslimane.com
Me të vërtetë e para rrugë e shpëtimit dhe çelësi i rrugës së shpëtimit dhe kushti i rrugës së shpëtimit është besimi në gajbin (të fshehtën) siç thotë Zoti ynë i pa të meta dhe Lartësuar është Ai:
“Elif Lam Min, Ky është libër që nuk ka dyshim në të, udhëzues për të devotshmit. Ata të cilët besojnë në të fshehtën dhe e falin namazin dhe nga ajo që ne i kemi furnizuar ata japin. Dhe ata të cilët besojnë në atë që të është zbritur ty dhe çfarë është zbritur para teje dhe për Ahiretin janë të bindur plotësisht. Ata janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe ata janë të shpëtuarit.” El-Bekare: 1-5
Të shpëtuarit e Allahut besojnë në Allahun (azze ue xhel) dhe besojnë në melaiket e Tij, në librat e Tij dhe të dërguarit e Tij dhe në ditën e fundit, dhe në kaderin (caktimin) i mirë dhe i keq, i ëmbël dhe i hidhur qoftë nga Allahu i Lartësuar dhe besojnë në xhenetin e Tij, dhe besojnë në zjarrin e Tij dhe në takimin e Tij, dhe besojnë në jetën pas vdekjes, dhe besojnë në sprovën e varrit dhe dënimin e varrit dhe mirësinë në të, dhe besojnë në ringjalljen, dhe besojnë në atë që ka lajmëruar Allahu në Kuran çfarë ata nuk e përjetuan nga lajmërimet e umeteve të kaluara dhe lajmërimet që do të ndodhin në të ardhmen, dhe atë që do të ndodhë pas vdekjes nga lajmërimet e umeteve të kaluara dhe lajmërimet që do të ndodhin në të ardhmen, dhe atë që do të ndodhë pas vdekjes.
Ata besojnë në Allahun (azze ue xhel) dhe në lajmërimet e Allahut (azze ue xhel), e kështu janë në kulmin e bindshmërisë të cilën nuk e ngatërron dyshimi dhe nuk arrin në të pasiguria. Dhe kjo siç e përmendëm është e para rruga e shpëtimit dhe më e madhja rruga e shpëtimit dhe çelësi i rrugës së shpëtimit.