Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsiletul-Ehadithis-Sahihah 1552
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
أما بعد يا معشر قريش! فإنكم أهل هذا الأمر ما لم تعصوا الله، فإذا عصيتموه بعث إليكم من يلحاكم كما يلحى هذا القضيب – لقضيب في يده
“O Kurejshitë! Ju jeni ata të cilët keni të drejtë mbi këtë çështje përderisa të mos jeni të pabindur ndaj Allahut. E nëse bëheni të pabindur ndaj Tij, Ai do t’ua dërgojë dikë që t’ju qëron juve siç qërohet ky shkop”- ndërsa ai mbante një shkop në dorë.” (Transmeton Imam Ahmedi (1/458). Zinxhir i transmetimit është autentik sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit)
Ky hadith është një nga provat që argumentojnë se Muhamedi salallahu alejhi ue selem është Profet. Kurejshitët kishin hilafetin përgjatë disa brezave e shekujve, e pastaj e humbën shtetin e tyre, kur ata u bënë të pabindur ndaj Allahut dhe pasuan epshet e teket e tyre. Si rezultat i kësaj, Allahu bëri që të huajt t’ua marrin pushtetin nga duart, pas së cilës u poshtëruan myslimanët (v.p: shtetet e tyre), përveç ata të cilët i ka mbrojtur Allahu.
Prandaj, nëse myslimanët janë të sinqertë në rikthimin e shtetit islam, duhet të pendohen tek Zoti i tyre, të kthehen në fenë e vet dhe të ndjekin gjykimet e sheriatit islam. Dhe prej këtyre gjykimeve, është që hilafeti duhet të jetë tek kurejshët me kushtet që janë cekur në librat e hadithit e të fikut, e jo të gjykohet me ligjet njerëzore e epshore, apo me kanune të cilat janë transmetuar nga gjeneratat e hershme. E nëse kjo ndodh, myslimanët do të jenë gjithnjë të pushtuar nga të tjerët. E ka thënë të vërtetën Allahu kur thotë:
إِنَّ اللّهَ لاَ يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata të mos e ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” 13:11
Dhe e ardhmja i takon të devotshmëve.