Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ruajtja e dosjeve sekrete me gabime kundër vëllezërve Selefij nuk është nga menhexhi i Selefive

Shejkh Ahmed Bazmul

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=MixCTAFCUUo

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në realitet, ne shohim marrëdhënie të këqija me Selefitë, nga paralajmërimi kundër tyre, bërja e një lufte kundër tyre, mbledhja e gabimeve të paqëllimta dhe mbledhja e dosjeve kundër vëllezërve të tij Selefi…

Ndërsa ai e di sinqeritetin e tyre dhe se ata nuk kanë asnjë devijim, pastaj këto dosje përdoren kundër tyre kur ndodhin mosmarrëveshje midis tyre.

Dosjet sekrete të fshehura për vite me radhë shfaqen. Atëherë, pa asnjë dyshim se kjo nuk është nga menhexhi i Selefëve. E them këtë sinqerisht dhe e them këtë duke këshilluar sinqerisht veten time dhe pastaj vëllezërit e mi muslimanë…

Ju sfidoj në lidhje me këtë! Unë ju sfidoj që të na tregoni se kjo mënyrë është nga rruga e Selefëve! Nëse një Selefi mëson për gabimin e vëllait të tij, atëherë ai e këshillon atë direkt ose flet me dikë që mund ta këshillojë, që mund të ketë ndikim tek ai. Sa për fshehjen e gabimeve të tij, mbledhjen e tyre dhe sqarimin se ai pajtohet me ty, pastaj ai nxjerr kthetrat e tij.

Ju sfidoj që të dëshmoni se kjo është një metodologji e Selefëve! Përkundrazi, kjo është rruga e pasuesve të epsheve. Pa dyshim!

Edhe nëse disa nga vëllezërit tanë kanë rënë në gabim, ne nuk i shpallim ata si bidatçi, përkundrazi i këshillojmë ata që të distancohen nga kjo mënyrë. Më tej, ne i këshillojmë ata që t’i dorëzohen plotësisht metodologjisë së Selef-us-Salih. Allahu ju bekoftë!


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=YbV3HS7FUVY&feature=youtu.be

Shpërndaje: