Imam Ebu Sulejman Hamd bin Muhamed El-Khatabi (v. 388)
Ma’lim-us-Sunen (4/168)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1714 – Ebu Sedi El-Khudri -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Së shpejti do të vijë një kohë ku pasuria më e mirë e një muslimani do të jenë delet që ai i kullot në majat e maleve dhe në luginat me shi, duke ikur me fenë e tij nga sprovat.”
Hadithi i inkurajon shmangien nga njerëzit në kohë sprovash.
Transmeton Bukhari (7088), Ahmedi (11033) dhe Ebu Daudi (4267).