Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ruajtja e fotografive të vendeve të shenjta si kujtim

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ‘aled-Derb (54 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për të fotografuar vendet e shenjta për t’i mbajtur ato fotografi si kujtim?”

Përgjigje: “Nuk është e lejuar për të fotografuar njerëzit apo shtazët, p.sh. devetë, në emër të asaj për t’i mbajtur ato fotografi si kujtim. Veprimi i tillë nuk lejohet për shkak se vepra të fotografuarit e tillë përmban imazhe të krijesave me shpirt. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

لا تدخل الملائكة بيتاً فيه كلب ولا صورة

“Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.”

Hadithi qartësisht definon se, engjëjt nuk hyjnë në shtëpi në të cilën ka fotografi. I vetmi përjashtim janë imazhet e nënçmuara sikurse ato që gjenden në dyshekë, jastëk e të ngjashme me këto. Ndërsa kur bëhet fjalë për fotot të cilat mbahen për kujtim, qofshin ato të kafshëve apo njerëzve, ato në asnjë mënyrë nuk janë të lejuara.

Kur jemi tek fotografitë të cilat mbahen për kujtim, për shembull foto të Qabës, kodrës Mina, kodrës së Arafatit, xhamin në Nemirah, xhaminë në Muzdelife ose xhamin el-Khajr-Xhaminë në Mina etj., atëherë themi se është e lejueshme për t’i mbajtur ato foto përderisa ky veprim nuk shpie në ndonjë ndalesë të caktuar. Pra, nëse fotografitë (edhe pse nuk janë fotografi me gjallesa (v.p.)) shpien në diçka të ndaluar, atëherë themi se ato janë të ndaluara. Përndryshe ato në parim janë të lejuara.”

Pyetje: “Në këto fotografi të xhamive sigurisht në to rastësisht gjenden edhe pamje të njerëzve, burra e gra dhe krijesa të tjera për shkak se është e pamundur t’i fotografosh ato vende ndryshe.”

Përgjigje: “Po. Nëse një njeri duket në fotografi, atëherë duhet t’i fshihet fytyra në mënyrë që fotografia të jetë e lejuar.”

Shpërndaje: