Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (v. 748)
Burimi: Sijer A’lamin-Nubela, (2/250-252)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëna e saj ishte Hadixhja.
Ibn Sa’di ka thënë: “Utbeh bin Ebi Leheb u martua me Rukajjën para se t’i vinte shpallja profetit صلى الله عليه و سلم.”
Ndërsa, kur zbriti ajeti:
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
“Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!” 1
Ebu Lehebi i tha të birit tij, Utbes: “Nuk kam të bëj asgjë me ty derisa të mos e shkurorëzosh vajzën e tij (profetit صلى الله عليه و سلم).” Si rezultat i kësaj ata u shkurorëzuan. Ajo u bë muslimane së bashku me nënën dhe motrat e saj, e pastaj u martua me Uthmanin.” (Et-Tabekatul-Kubra 8/36)
Ibn Sa’di ka thënë: “Ajo emigroi në Abisini në dy emigrimet me Uthmanin رضي الله عنه.
Profeti (صلى الله عليه و سلم) për ta ka thënë: “Ata janë të parët pas Lutit të cilët kanë emigruar për hir të Allahut.”
Ajo ia lindi një djalë Uthamnit të cilin e quajtën Abdullah, në emër të të cilit Uthmani e mori edhe llagapin (Uthmani رضي الله عنه). Kur ai ishte gjashtë vjeç, një gjel e thumboi atë në fytyrë. Fytyra e tij u bë e zgavërt dhe vdiq nga kjo plagë. Pastaj, ajo emigroi në Medine pas Uthmanit. Ajo u sëmur para betejës së Bedrit. Profeti (صلى الله عليه و سلم) e obligoi Uthmanin të kujdeset për të duke mos marrë pjesë në luftë. Ajo vdiq ndërsa muslimanët luftonin në luftën e Bedrit.
1 El-Mesed 111:1