Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ls–1432-05-16.mp3
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e mjaftueshme vetëm rukja pa përdorimin e ilaçeve në mënyrë që sëmundja të shërohet, pa marrë parasysh se çfarë sëmundje është? A bën të kërkojë njeriu që dikush t’i bëjë rukje atij, apo t’i bëjë rukje vetvetes? Dhe nëse e bën ndonjërën prej këtyre dyjave, a përjashtohet ai nga shtatëdhjetëmijë personat që hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari, apo pa u ndëshkuar?
Përgjigje: Myslimani nuk mjaftohet vetëm me rukje, ai duhet të përdorë rukjen dhe ilaçet e lejuara. Këto që të dyja janë prej Allahut dhe që të dyja janë të mira. Pra, ai duhet t’i përdorë që të dyja.
Ai gjithashtu duhet të konsultohet me mjekët specialistë dhe të merr ilaçet të cilat bëjnë dobi. Ai duhet të bëjë rukje, ngase kjo është marrje e shkaqeve dhe nuk duhet mjaftuar vetëm me një shkak.
S’ka asgjë që ndalon të bësh rukje dhe të marrësh ilaçet e lejuara, këto që të dyja janë të dobishme, të cilat me lejen e Allahut mund të sjellin shërimin.
Si është pyetja në vazhdim?
Pyetësi: Çështja e shtatëdhjetëmijë personave që hyjnë në xhenet pa dhënë llogari…
Përgjigje: Nuk ka asgjë që parandalon të qenit prej atyre shtatëdhjetëmijë personave në qoftë se personi i bën rukje vetvetes. Ndërsa, ai që kërkon nga të tjerët që t’i bëjnë rukje, ai nuk është prej këtyre shtatëdhjetëmijë personave.
Ata të cilët përmenden në hadithin e njohur me këtë tematikë janë ata që kërkojnë nga tjerët t’u bëhet rukje e jo që i bëjnë vetes së tyre. Pse nuk e bëjnë ata këtë?
Sepse ata që e bëjnë këtë u kanë kërkuar të tjerëve diçka. Nuk duhet që t’i kërkohet të tjerëve asgjë, por duhet vet që t’i bëjë rukje vetes së tij.
Ai nuk ka nevojë për askënd, por nëse kërkon ndihmë nga të tjerët, atëherë është e lejuar. Megjithatë, personi po pyet për më të mirët nga njerëzit- shtatëdhjetëmijë personat, dhe prej cilësive të këtyre njerëzve është se ata nuk kërkojnë që të tjerët t’u bëjnë atyre rukje, sepse mjaftohen me Allahun Subhanehu ue Te’ala.