Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rukje kolektive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148343

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është vendimi mbi rukjen kolektive, që një person ti lexon disa personave të sëmuar në të njëjtën kohë?”

Përgjigje: ”Kjo nuk ka bazë. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është një rukje e shpikur. Ata veprojnë kështu për qëllime tokësore. Ata u lexojnë shumë personave (në të njejtën kohë) për të marrë të holla shumë. Kjo kundërshtonë rregullat e rukjes. Lexuesi duhet ti bëjë rukje direkt personit të sëmuar. Ai nuk duhet ti lexojë disa personave në të njëjtën kohë. Disa prej tyre qëndrojnë në derë dhe lexojnë, ndërsa të tjerët lexojnë përmes telefonit, altoparlantave dhe të ngjashme. E gjithë kjo bëhet për shkak që lexuesi të fitojë shumë para. Përveç kësaj kjo mënyrë kundërshton rukjen Sheriatike.”

Shpërndaje: