Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rukje online

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (60), min: 1.07.00

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/16548

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e ligjësuar dhe a ndikon për t’u bërë rukje të sëmurëve dhe të xhindosurve përmes telefonit apo televizionit?

Përgjigje: Kjo as nuk është e ligjësuar, e as nuk ndikon. Kjo është lojë. Rukja duhet të bëhet direkt në personin e xhindosur. Ai duhet të lexoj mbi të dhe të fryej në të direkt. Bërja rukje nga ana tjetër e botës nëpërmjet telefonit dhe komunikimive të tjera janë vetëm mashtrim dhe gënjeshtër.

Shpërndaje: