Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (890)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Disa mund të argumentojnë me atë se disa imam i rrahën njerëzit e xhindosur dhe se edhe ata gjithashtu i rrahën të xhindosurit gjë e cila u tregua se ishte e dobishme. Atëherë pse të mos na lejohet që ta rrahim të xhindosurin nëse rrahja sjell dobi dhe rezulton që xhini ta braktis atë?
Përgjigje: Pyetini ata nëse rrahja u bë me lexim të Kuranit apo pa të.
Pyetësi: U bë me leximin e Kuranit.
Përgjigje: Pse nuk thonë se në vend të kësaj dobia u arrit me leximin e Kuranit? Pretendimi i tyre do të ishte i saktë nëse dobia do të arrihej si rezultat i rrahjes. Kështu që unë u them atyre që vetëm të lexojnë Kuran. Leximi I Kuranit ose sjell dobi ose jo. Nëse jo, a është dobia në rrahjen. Atëherë, a është rrahja një kurim i ligjësuar? Jo!