“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sa autentik është versioni i El-Fikh el-Ekber nga el-Balkhi?

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 69-71

Përtheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Por sa autentike është se versioni i “El-Fikh el-Ekber” i el-Balkhit është i Imam Ebu Hanefes (rahimehullah)? Kjo njihet duke shqyrtuar zinxhirin e tij të transmetimit. Libri transmetohet nga El-Husajn bin Ali el-Kashghari, nga Ebu Malik bin Ebu Nasr el Khatali, nga Ebul-Hasan Ali bin Ahmed el-Farisi, nga Nusejri bin Jahja, Ebu Mutië el-Balkhi.

1 – El-Husajn bin Ali el-Kashghari. Edh-Dhehebi e përmendi atë dhe tha:

“I akuzuar për gënjeshtra.”1

Ibn-us-Sam’ani tha:

“Pjesa më e madhe e transmetimeve të tij dhe haditheve janë të dobëta dhe kundrejt asaj autentike.” 2

2 – Nasran bin Nasr al-Khatali u përmend nga edh-Dhehebi i cili tha:

“Ai e ka transmetuar “Fikhu-el-Ekber” nga Ali ibn el-Husajn el-Gazali dhe prej tij el-Husajn bin Ali el-Kashghari. “3

Ai nuk përmendi gjë për të, e cila sugjeron se ai është i panjohur, sepse ai është i njohur vetëm për transmetimin e “Fikhu el-Ekber”.

3 – Ali bin Ahmed el-Farisi është i panjohur dhe nuk ka biografi të plotë.

4 – Nusajr bin Jahja el-Balkhi është gjithashtu i panjohur. Ai përmendet vetëm në librin el-Kurashit “el-Xhauahir el-Mudhijjeh”. E vetmja gjë që përmedet aty është se ai vdiq në vitin 268 h dhe ka studiuar tek një njeri i quajtur Ebu Sulejman el-Xhuzaxhani.

5 – Ebu Mutië Abdullah bin el-Hakam el-Balkhi, transmetuesi i fundit në zinxhir.

Imam Ahmedi ka thënë për të:

“Asgjë nuk duhet të transmetohet prej tij.”

Jahja bin Ma’in ka thënë:

“Ai është i pa vlerë.”

Ebu Davudi ka thënë:

“Ata braktisën hadithet e tij. Ai ishte Xhehmi.”4

Ibn Hibani ka thënë:

“Ai ishte udhëheqës i Murxhiave që e urrenin Sunnetin dhe mbështetësit e tij.”5

Zinxhiri pra përbëhet nga individë të panjohur dhe të akuzuar dhe përfundon me Mutië Ebu el-Balkhi i cili vetë ishte i kritikuar. Si mund një libër që transmetohet me këtë zinxhir të mjerueshëm të transmetimit ti atribuohet Imam Ebu Hanifes? Kështu ka disa imamë konstatuan se “El-Fikh el-Ekber” është shkruar nga Ebu Muti el-Balkhi.

Hafidh Edh-Dhehebi (rahimehullah) ka thënë:

“Ne kemi mësuar se Ebu Mutië El-Hakam bin Abdil-lah el-Balkhi, njeriu pas “El-Fikh el-Ekber”, ka thënë:

“E pyeta Ebu Hanifen për atë që thotë se nuk e di nëse Zoti i tij është mbi qiellin ose mbi tokë. Ai tha: “Ky person ka bërë kufër…” 6

Këtë e pranuan disa Hanefij duke përfshirë Abdul-Hajj el-Laknaui el-Hanefi, i cili tha:

“Ebu Mutiëel-Balkhi, pasues i Ebu Hanifes dhe autor i librit “El-Fikh el-Ekber”.”7

Shejkh Muhamed Nasir-ut-Din el-Albani (rahimehullah) ka thënë:

“Në fjalët e autorit,” njeriu prapa “El-Fikh el-Ekber” “është një aluzion i fortë se libri “El-Fikh el-Ekber” nuk është shkruar nga Imam Ebu Hanife (rahimehullah), në kundërshtim me atë që besojnë Hanefitë.”8

Kjo e bën të qartë se asnjëri prej dy librave nuk janë shkruar nga Imam Ebu Hanife (rahimehullah).


1 Mizan-ul-I-tidal (1/544).

2 El-Ansab (11/22).

3 El-MushtEbih (2/224).

4 Shih ”Mizan-ul-I’tidal” (1/574) dhe ”Lisan-ul-Mizan” (2/334).

5 Kitab-ul-Maxhruhin (1/250)

6 El-Uluvv, fq. 135

7 El-Faua’id el-Bahijjeh fi Taraxhim-il-Hanefijjeh, fq. 68

8 Mukhtasar-ul-Uluvv, fq. 136

Shpërndaje: