Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu Fataua Samahat-ish-Shejkh Abdil-Aziz bin Baz (3/97)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sa duhet të paguajmë zekatul-fitr?
Përgjigje: Është e detyrueshme të paguhet një sa’a nga ushqimet e zakonshme të vendit si oriz, grurë, hurma etj.
Kjo duhet të bëhet nga të gjitha kategoritë, si: burrat, gratë, qofshin të lirë apo skllevër, të rinjtë dhe të moshuarit. Kështu është transmetuar autentikisht nga i dërguari i Allahut ﷺ.
Është e detyrueshme të shpërndahet zekati para se të dalin njerëzit në namazin e bajramit. Megjithatë, ska të keqë nëse zekatul-fitri shpërndahet një ose dy ditë më parë. Një sa’a është e barabartë përafërsisht me tre kilogramë.