Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i
Gharatul ashritah Ala Ehlil Xhehl Ues-Safsateh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është përcaktuar që personi që bën rukje duhet të lexojë suren El-Fatiha 7 herë dhe cila është dëshmia për këtë?
Përgjigje: Kjo është përmendur në disa hadithe, ku thuhet se Ebu Seid El-Khudri ia lexoi suren El-Fatiha 7 herë personit që ishte kafshuar nga gjarpri apo nga diçka tjetër, dhe ai u shërua me lejen e Allahut.